• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama: Pse zgjodha Ilir Metën si President, do bëja të njëjtën gjë

13 June, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Unë jo, asnjëherë! Jo e jo! Unë kurrë nuk do të dorëzohem”. Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar se ai kurrë nuk do të pranojë negociata për datën e zgjedhjeve. Nga Kuvendi ai ka treguar dhepse e ka votuar Ilir Metën për president të Republikës së Shqipërisë.

“Po, unë e kam votuar Ilir metën si president. Shumë kush me ka kritikuar, në rrjetin tim social vazhdimisht me zhdëpin për zgjedhjen e tij. Jo pak më kanë mallkuar, sa shfaqet Ilir me ndonjë nga paudhësitë e tij më përvishen. Po të kthehesha mbrapa do bëja prapë të njëjtën gjë. Nuk mund të zgjidhej pa votat tona, por nuk mund të zgjidhnim një president pa votat e tij”, tha Rama.

Sipas tij me vendimin e fundit, presidenti ka kaluar përtej çdo imagjinate, ndaj Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë.

Vendimin e Metës, Rama e quajti një plan politik për të marrë peng jetën politike në vend, me synimin për të mos lejuar që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Evropian. Gjatë fjalës në Kuvend, shefi i mazhorancës tha se pas këtij plani politik fshihet Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa Monika Kryemadhi e LSI-së, dhe kryedemokrati Lulzim Basha, janë vetëm instrument që shfrytëzohen prej tyre për të arritur qëllimin: minimin e rrugës së negociatave për BE.

“Pse Meta e bëri këtë ndërhyrje antikushtetuese. Nuk është kërcënim vetëm për Republikën Parlamentare por për logjikën njerëzore. E bëri pikërisht atë ditë kur SHBA dënuan dhunën duke treguar me gisht Bashën dhe Kryemadhin si përgjegjës. Meta dhe Berisha mendojnë se mund të më largojnë nga detyra me molotovët e Lulit dhe filaxhanin e Monikës. Këta janë instrumente në duart e tyre. Dy ustallarët e rrëmujës dhe intrigave e kanë qitjen më të largët. Unë jam shënjestra që dukem, koka që i duhet turmës për ta sjellë në bulevard. Preja është Shqipëria. 4 aventurierë që duan të ndalin shtet-bërjen. Doni të dini si do të ishte Shqipëria e tyre, shikoni ata. Doni që Shqipëria t’i ngjajë atyre të katërtëve?”.

Kryeministri tha se një tjetër arsye, është se Meta ka frikë nga reforma në drejtësi.

“E keqja e këtyre zgjedhjeve vjen nga ata. Akti i Ilir Metës është prova e lepurit që fle në frikë jo vetëm nga zgjedhjet por edhe nga drejtësia. Zgjedhjet pa ata janë e keqja më e vogël ndërsa shtyrja do ishte një e keqe e madhe me efekt të zgjatur mbi vendin. Kjo nuk është e papritur, madje kjo është seria e dytë e filmit që ka filluar dy vite më parë”. /Opinion.al

Paraardhëse

I pandehur për lobimin, Basha akuza Ramës: Nuk më tremb dot me metoda “putiniane”

Pasardhëse

Rama, thirrje Metës: Mos e trash më tej zullumin, nuk është as burrëri dhe as zgjuarsi të mos reflektosh e të kërkosh ndjesë, edhe pse kjo s’të shpëton dot

Pasardhëse

Rama, thirrje Metës: Mos e trash më tej zullumin, nuk është as burrëri dhe as zgjuarsi të mos reflektosh e të kërkosh ndjesë, edhe pse kjo s’të shpëton dot

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.