• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Rama provoi të bënte dirigjentin”, samiti i BE me Ballkanin Perëndimor, DW: U përsërit premtimi për anëtarësim

14 December, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama provoi të bënte dirigjentin, teksa krerët e shteteve të BE-së dhe Ballkanit po rreshtoheshin për fotografi. Disa i bëri për të qeshur, por të tjerë ishin të shpërqendruar në axhendat e tyre. Një pamje që përshtatej me gjendjen e BE-së kur është fjala për zgjerimin. Se, ndryshe nga ç’ishin shpresat, as Shqipëria dhe as Maqedonia e Veriut nuk e mësuan se kur do të fillojnë kapitullin e parë të bisedimeve, as Bosnja-Hercegovina, nëse do të nisë bisedime, as Mali i Zi e Serbia se si do të vijojnë me negociatat, dhe as Kosova, se kur do t’i hiqen masat ndëshkuese dhe do t’i konsiderohet kërkesa për statusin e kandidates. Kryeministrja serbe, Anna Brnabiç dhe presidentja kosovare Vjosa Osmani, të cilat përfaqësonin dy vendet fqinjë në grindje, do të dërgojnë në atdhe porosinë: të ecet përpara me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe çtensionimin e situatës.

Proces gradual i anëtarësimit

Në vend të hapave konkrete të anëtarësimit, në deklaratën e përbashkët u përsërit premtimi për anëtarësim të Ballkanit në BE, dhe përshpejtimin e këtij procesi, nëpërmjet “integrimit gradual”, siç do ta quante atë sekretari i Këshillit të BE-së, Charles Michel, në konferencën e përbashkët me kryetaren e komisionit, Ursula von der Leyen.

Këshili i BE përsëriti kërkesën për reforma, por vuri edhe disa fonde të reja në dispozicion: Ato janë për projekte prej gjithsej 680 milionë euro, me fokus të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës së transportit dhe promovimin e energjisë së rinovueshme, tha Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bllokuara

Shqipëria për momentin ndodhet në grindje me Greqinë për shkak të Fred Belerit, kryetarit të zgjedhur të Himarës, që edhe pas shtatë muajsh ndodhet në paraburgim. Maqedonia e Veriut bllokohet prej disa vitesh nga Bullgaria, e cila tani kërkon që Maqedonia e Veriut të ndryshojë kushtetutën. Por qëndrimi përfundimtar i Greqisë dhe Bullgarisë do të merret vesh gjatë samitit dy ditor që zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel.

Në samitin e rregullt do të flitet kryesisht për çeljen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë. Gjermania e mbështet këtë, sipas një deklarate të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Bundestag. Por vende si Austria dhe Hungaria janë kundër bëhet e ditur nga qarqe qeveritare në Berlin. Austria kërkon që nëse çelen negociatat me Ukrainën, të çelen edhe me Bosnjë-Hercegovinën. Por këtë e kundërshton Gjermania. Sipas saj, Bosnja-Hercegovina, nuk është ende gati.

Pikërisht janë këto bllokada të njëpasnjëshme, që e kthejnë çështjen e zgjerimit në një proces të tejzgjatur. Kancelari gjerman, Olaf Scholz dëshiron t’i japë fund këtyre bllokimeve për shkak të çështjeve dypalëshe, siç janë ato mes Greqisë dhe Shqipërisë apo Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatë fjalimit në Bundestag ai foli për reformimin e BE-së dhe u shpreh kundër vendosjes së vetos për çdo fazë të zgjerimit: Parlamentet kombëtare mund të vendosin për çeljen ose jo të negociatave, por jo për çdo fazë, tha ai. Ai tha, se vende që kanë bërë reforma, si për shembull Shqipëria, duhen vlerësuar, përndryshe dëmtohet i gjithë procesi. /DW

Paraardhëse

Konfirmohet, Bora Zemani dhe Donald Veshaj së shpejti prindër

Pasardhëse

Këto janë 10 njerëzit më të kërkuar në Google për vitin 2023

Pasardhëse

Këto janë 10 njerëzit më të kërkuar në Google për vitin 2023

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.