• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama prezanton platformën e re në PS: Të gjithëve do ju shkojë një letër e specializuar

4 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
36
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama këtë të diel ka prezantuar platformën e re të Partisë Socialiste, një platformë dixhitale ku do të kenë akses të gjithë anëtarët e kësaj force politike brenda dhe jashtë vendit.

Sipas tij, kjo do të lidhë në kohë reale të gjithë anëtarët e PS-së për të biseduar mbi mbarëvajtjen e partisë. Rama tha se ky do të jetë mekanizmi kryesor për vlerësimin e kandidatëve për deputetë në çdo qark.

Përmes kësaj platforme do të mund të zgjedhin edhe deputetët përmes votës së tyre. Pra, secili anëtar do japë pëlqimin me një vlerësim nga 1 tek 5 për kandidatët me të cilët PS-ja do shkojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Secili prej anëtarëve do të pajiset me kredencialet dhe çelësin e tij që do të mundësojë futjen në këtë platformë. Këto do tu dërgohen të gjithëve me postë, jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe atyre jashtë vendit.

“Platforma e re e PS dixhitale është inovative, krijon një hapësirë të përbashkët të një komunikimi të shpejtë brenda familjes sonë politike, ku cdo anëtar ka akses përmes një çelësi personal dhe mund të marrë pjesë në të gjitha proceset brenda platformës, që nga vlerësimi i deputetëve, tek diskutimet e brendshme, tek proceset e ndërveprimeve në funksion të marrjes në kohë reale të informacionit nga qendra, të shkëmbimit të informacioneve në kohë reale me qendrën, të ndjekjes së aktiviteteve me qendrën përmes telefonit dhe të pasjes së mundësisë për të adresuar qoftë deputetin apo deputeten strukturat e tjera, përfshi edhe ato të pushtetit vendor.

Hapi i parë që do ndiqet nga hapa të tjerë sipas një plani që kurorëzohet më 25 prill, por procesi dhe ndërveprimi vazhdon edhe më tej. Ne duam që jeta e partisë të marrë një hov të ri, pa pasur nevojë të presë mbledhjen e radhës së organizatës, lajme nga kanale të tjera dhe për t’i marrë të parët anëtarët lajmet që kanë të bëjnë me partinë, qeverisjen, apo lajmet e rreme, informacione të cilat që patjetër ne i japim botërisht dhe besojmë që çdo anëtar ka të drejtë të kërkojë më shumë hesap dhe të ketë më shumë vëmendje lidhur me vërtetësinë, përmbajtjen e një informacioni.

Këta janë njerëzit në vijën e parë pavarësisht se PS është më e madhe se anëtarësia e saj, disa fish përtej kufijve të anëtarësisë, por anëtarësia ka barrën të bëjë urën mes partisë dhe publikut. Kjo platformë është një mekanizëm që rrit respektin për çdo anëtar dhe anëtare të partisë. Kemi një vizion afatgjatë, duam të përfshihen në këtë proces jo vetëm anëtarët brenda Shqipërisë por edhe ata që janë jashtë. Të gjithëve do ju shkojë një letër e specializuar me postë, me çelësin individual për ta aksesuar platformën. Ne presim të ketë intensifikim të marrëdhënies. Mundësia për të shfrytëzuar hapësirën që krijon teknologjia është e jashtëzakonshme, zhvillimi i komunikimeve jo vetëm me shkrim por edhe me grupe, përmes videokontakteve është patjetër një hapësirë e mrekullueshme që krijohet. Ne do të bëjmë këtë proces për të dëgjuar cdo anëtar partie lidhur me deputetët në qarkun e vetë, Do japin vlerësim me pikë, nga 1 tek 5, ku sigurisht 1 vlerësimi më i ulët, 5 cilësimi më i lartë, pas kësaj periudhe përfaqësimi. Këto vlerësime do të na ndihmojnë shumë për të kuptuar nivelin e marrëdhënieve mes deputetëve dhe anëtarëve të partisë, si dhe për krijimin e skuadrës që do fitojë më 25 prill”,– tha Rama.

Paraardhëse

Kur do të mbahet Asambleja e PS? Kryeministri Rama i lë të gjithë pa fjalë me përgjigjen: Nuk dua të dëmtohet më shumë Luli, se do të na duhet

Pasardhëse

Përplasjet mes Ramës dhe qeverisë serbe, Bujar Nishani nxjerr prapaskenat dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Patriotit të sajuar i çirret maska

Pasardhëse

Përplasjet mes Ramës dhe qeverisë serbe, Bujar Nishani nxjerr prapaskenat dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Patriotit të sajuar i çirret maska

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.