• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama pranon publikisht shtyrjen e vendimit për hapjen e negociatave

2 May, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Rama është duke mbajtur një takim me Grupin Parlamentar të PS-së duke treguar se çfarë ndodhi në Samitin e Berlinit, ndërkohë që është fokusuar tek problemi i përdorimit të pesticideve dhe hormoneve në prodhimet bujqësore.

Kancelaja Merkel dhe nënkryetrari i CDU që ka folur vetë shumë qartë, na kanë pritur me shumë respekt dhe e kanë vlerësuar progresin, jo vetëm që nuk bëhet llaf se vendi e ka derën e mbyllur por na kanë siguruar.

“Nga një anë vitin e kaluar jo ne, po KE shkruaji e zeza mbi të bardhën se në qershor do të jepet vendimi pozitiv dhe në fund të vitit do të bëhet konferenca ndërqeveritare dhe nga ana tjetër shumë e rëndësishme për faktin e procesit të vendit, pikërisht se i kishte bërë detyrat i është lejuar të nisë një proces që përndryshe tradicionalisht niset kur negociatat hapen zyrtarisht dhe këtë proces e kemi nisur dhe kryer sipas parametrave.

I vetmi problem i miqve gjermane është se koha fizike për diskutimin në Bundestag është tejet e shkurtër dhe këtu ka një detaj tjetër për ata që duan të kuptojnë.

Pse KE vendosi të nxjerrë raportin në fund të majit, për të mos e nxjerrë gjatë zgjedhjeve të PE dhe për të mos e kthyer rekomandimin e pritshëm pozitiv si mish për top për fushatat në ato vendet ku problemi nuk është as ecuria faktike e vendit tonë për dinamika e brendshme elektorale dhe politike.

Është folur për shtator nga pala gjermane por kurrsesi për mosçeljen e negociatave. Sa për Francën duhet pritur me durim përfundimi i zgjedhjeve evropiane në maj”, tha Rama.

“Nuk kisha parë kurrë më parë dezinformim, keqinformim më të madh mediatik dhe politik, sesa tërësia e marrëzirave dhe ligësive që u shoqëruan dhe pasuan në pasqyrat e mediave në Tiranë dhe Prishtinë, samiti nuk kishte asnjë lidhje me negociatat, asnjë samit për integrimin e Ballkanit perëndimor”, u shpreh Rama duke shtuar se “gramafonët që lajmëruan kobin e zi të mbylljes së negociatave, pa mbaruar ne as kafet e mirëseardhjes, ishin një shprehje ekstreme e dëshpërimit të atyre që duan të marrin me vete vendi në rrugën e theqafjes politik që e kanë zgjedhur vetë”, vijoi kryeministri.

“Nuk shkova në takim për vendimin në zyrën e kancelares, se ajo nuk e thotë kurrë fjalën e fundit të parën, pa dalë raporti. Çfarë duhet të bëjë më shumë Kosova për liberalizimin e vizave, se askush nuk i thotë dot jo, por çështja nuk fitet në rend të ditës për shqyrtim se të gjithë e dinë se disa qeveri në BE i friken forcave antiuevropiane në vendet e tyre nëse i japin Kosovës atë që i takon.

Këtu u arrit të shkruhet se Presidenti Macron paska fajësuar Shqipërinë për heqjen e vizave, aspak e vërtetë, presidenti i Francës foli hapur për faktin se ato forca e keqpërdorin çdo problem përfshirë edhe të azilkërkimit si argument për të frikësuar elektoratin, dhe pa pikë turpi që nga Saliu dhe Dajë Titi vrapuan të fajësojnë qeverinë tonë në emër të presidentit të Francës që e ka vlerësuar vijëmisisht punën e përbashkët për uljen e numrit të azilkërkuresve vitin e shkuar.

Mjerë ky vend për këta vulëhumbur dhe për kadinjtë e tyre të zellshëm që nuk lënë gjë pa shpifur për të helmuar miletin. Ne nuk kemi bërë asnjë mrekulli por e kemi çuar vendin në derën e paradhomës së BE”, tha Rama duke shtuar se do të merren masa ndaj prodhuesve që përdorin hormone dhe pesticide në prodhimet e bulmetit dhe ato bujqësore.

Video:

Paraardhëse

Përplasja Rama-Haradinaj dhe një realitet që ne të Shqipërisë nuk e kuptojmë dot

Pasardhëse

Ali Ahmeti: Ja pse mbështes kandidatin maqedonas në zgjedhjet presidenciale, ka ikur koha e patriotizmit folklorik, vetëm konsensualiteti u shërben shqiptarëve

Pasardhëse

Ali Ahmeti: Ja pse mbështes kandidatin maqedonas në zgjedhjet presidenciale, ka ikur koha e patriotizmit folklorik, vetëm konsensualiteti u shërben shqiptarëve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.