• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama poston videon e veçantë të Luljeta Bozos që bën rrëfimin e rrallë për jetën e saj: Kam 56 vjet që punoj pa ndërprerje

17 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.2k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mëngjesin e sotëm një video të kandidates së PS në qarkun e Tiranës Luljeta Bozo, inxhinieres së ndërtimit, zëri i së cilës u bë shumë i njohur pas tërmeteve shkatërruese në vend.

Teksa bën një prezantim të shkurtër, Bozo tregon se për shkak të rezultateve të mira me të cilat është diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi e mbajtën në universitet ku punon prej 56 vitesh pa ndërprerje. Sa i përket ambicies së saj si deputete e ardhshme ajo thotë se një prej tyre është përmirësimi i gjendjes së pensionistëve që ata ta ndiejnë veten të dobishëm.

“Gjënë më të shtrenjtë kam kohën, se po të iku koha nuk rikuperohet. Në 1965 mbarova studimet në fakultetin e Inxhinierisë, u diplomova inxhiniere ndërtimi, meqënëse isha me rezultate shumë të mira më mbajtën direkt në universitet, kam 56 vjet që punoj pa ndërprerje. Librin e parë e kam nxjerrë në vitin 1975. Në vazhdimësi deri sot kam bërë gati 35 libra të botuar. Çohem shumë herët 4:30-5:00 dhe menjëherë bëj një ecje 5 kilometra, ky është regjimi ditor i ushtarit. Për moshën që kam them që kam akoma për të përmirësuar pak gjendjen e pensionistëve dhe për t’i aktivizuar në disa probleme shoqërore ku ata do ta ndiejnë veten shumë mirë dhe shumë të dobishëm për shoqërinë. Fushën e dytë që kam si prioritet është fusha e kërkimit shkencor, kjo do të jetë e bashkëngjitur me fushën e arsimit të lartë se s’mund të zhvillohet arsimi i lartë pa kërkimin shkencor. Një javë rresht pas tërmetit unë kam qenë në të gjithë televizionet pa asnjë interes se fundja unë nisem nga parimi i famshëm që thotë bëje të mirën hidhe në det nuk të humbet. Njerëzit fitonin një qetësi se më vinin mesazhe pa fund nga Shqipëria, nga Amerika, nga Kanadaja, nga Franca se e ndjekin. Kjo është një gjë shumë e mirë që shqiptarët kudo që janë në botë janë të lidhur me vendin e tyre. Takoj njerëz pa fund, nuk i njoh fare më japin urimet, më japin falënderimet që pranova të kandidoj dhe urimet për t’i përfaqësuar. Në këto urime e falënderime në një vit e gjysmë, shumë shumë herë shprehnin dhe dëshirën që ne duam kështu njerëz që t’i kemi të na përfaqësojnë”, – thotë Bozo.

VIDEO:

Paraardhëse

Koment për përjashtimin e Dritan Lelit? Basha: Anija e së keqes po mbytet

Pasardhëse

Bashës i del përpara kushëriri i Ramës në Vlorë dhe ngel pa fjalë nga ato që i thotë (VIDEO)

Pasardhëse

Bashës i del përpara kushëriri i Ramës në Vlorë dhe ngel pa fjalë nga ato që i thotë (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.