• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama plas deklaratën e fortë për gjyqtarët e prokurorët dhe i paralajmëron: Kanë faje më të rënda se politikanët

21 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
54
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Elbasan, Kryeministri Edi Rama është shprehur se prokurorët dhe gjyqtarët kanë faje shumë më të rënda se politikanët.

Rama tha se nëse kjo kastë nuk do ta kishte mbytur drejtësinë dhe ta kthente atë në një mall që blihet e shitet, edhe politikanët do të kishin qenë shumë më të përmbajtur e të përgjegjshëm.

Ai foli edhe për gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha për të cilën tha se është e papërshkrueshme për veprimet që ka bërë.

Deklarata e Ramës:

“Te drejtësia kemi arsye të jemi kryelartë, pavarësisht se disa njerëz e kanë padurimin shumë të madh dhe nuk arrijnë të fokusohen për të parë se ajo që kemi bërë ne në këto vite për të pasur një drejtësi funksionale është historike. Është gjëja që mbase vlerësohet shumë herë më pak se ç’vlen në të vërtetë. Rezultatet e kërkuara nuk janë ende qartësisht të dukshme, por po çlirohemi nga dhuna e ftohtë dhe e heshtur por shumë dëmtuese e një kaste gjykatësish dhe prokurorësh, që asnjëherë nuk kanë qenë në fokusin e reflektorëve të medias apo opinionit publik, sepse kanë qenë mbi të gjithë.

Nëse politikanët janë bërë objekt bisede e sulmesh 30 vjet rresht, kjo kastë, që ka qëndruar jashtë valës së sulmeve, në raport me Shqipërinë ka përgjegjësi e faje shumë të rënda se politikanët. Nëse kjo kastë nuk do ta kishte mbytur drejtësinë dhe ta kthente atë në një mall që blihet e shitet, edhe politikanët do të kishin qenë shumë më të përmbajtur e të përgjegjshëm. Mungesa e një drejtësie që mban të palëkundur gurin themeltar, ka bërë që ne të vuajmë shumë në të gjitha aspektet dhe pasojat të jenë te më të dobëtit.

Jemi të gjithë dëshmitarë se sa shumë burra të denoncuar për dhunë janë liruar nga gjykatat dhe janë fajësuar gratë. Ose në shumë raste dhunuesit pasi janë dhunuar, kanë ridhunuar. Procesi i pastrimit të llumit nga sistemi i drejtësisë është jo i lehtë. Ata që kërkojnë me të drejtë shtet të së drejtës duhet të vetëdijësohen se nuk është një proces që mund të mbyllet në 1 apo 2 mandate, është e pamundur.

Në mandatin e tretë ne do të finalizojmë disa procese të nisura prej vitesh, që kërkojnë kohën e tyre”,- tha Rama.

Paraardhëse

Ana dhe Shqipja e “Për’puthen” bëjnë lëvizjen surprizë, rikthehen në Top Channel

Pasardhëse

Meterologët japin lajmin e mirë, zbulohet se çfarë pritet të ndodhë me motin ditët në vijim

Pasardhëse

Meterologët japin lajmin e mirë, zbulohet se çfarë pritet të ndodhë me motin ditët në vijim

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.