• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Rama përjashton nga koalicioni gjysmën e aleatëve

26 February, 2017
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Situata politike në vend është e acaruar dhe shumë e tensionuar. Nga njëra anë “çadra e lirisë” që kërkon qeveri teknike dhe nga ana tjetër, frika se Lëvizja Socialiste për Integrim largohet nga koalicioni qeverisës dhe bashkëpunon me Partinë Demokratike. Në një kohë kur po afrohen zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit dhe situata në vend është e tensionuar, kryeministri Edi Rama ka nisur mobilizimin jo vetëm nga deputetët e deri në bazë, por ka afruar pas vetes partitë e vogla të koalicionit.

Dihet që lideri i së majtës nuk e ka zbatuar marrëveshjen me pothuajse asnjë nga partitë e vogla të koalicionit. Shkelja e marrëveshjes për herë të dytë, nuk i leverdis kryeministrit Rama në një kohë kur zgjedhjet po afrohen. Ai ka urdhëruar negociatorin Musa Ulqini që të vendosë në rresht partitë e vogla, për të garantuar një tjetër fitore të madhe në zgjedhjet e 18 qershorit. Deputeti i PS, Musa Ulqini, negociator, gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar një takim kokë më kokë me të gjithë krerët e partive të vogla të majta. Aleatët e koalicionit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për mos mbajtjen e premtimit për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa Ulqini u ka premtuar se PS do të zotohet që të bëjë gjithçka për të vlerësuar kontributin e gjithsecilit në zgjedhje.

Por duket se marrëveshja është arritur vetëm me ato parti që kanë marrë vota në dy palë zgjedhjet e fundit, ndërsa janë përjashtuar nga koalicioni aleatët që nuk kanë patur peshë elektorale në zgjedhje. Kështu, marrëveshja është arritur me kreun e PSD, Skënder Gjinushi, kreun e PDS, Paskal Milo dhe kreun e FRD, Bamir Topi, si dhe me parti të tjera që kanë marrë vota, të cilat kanë shkuar për llogari të PS. Shumë parti të tjera do të dalin nga koalicioni ose do të garojnë të vetme në zgjedhje. Kështu, Partia Aleanca Demokristiane e Zef Bushatit është duke mbledhur 5 mijë firma, që të regjistrohet e vetme në KQZ.

Pazaret e pushtetit

Rama ka arritur të blejë kryetarët e një sërë partive të vogla të koalicionit të majtë, duke bërë pazare për ndarjen e pushtetit. Para se kryeministri të afronte pas vetes partitë që kanë marrë vota të mjaftueshme në zgjedhje, krerët e partive kërcënonin se do të dilnin nga koalicioni dhe se Rama është “burrë që nuk e mban fjalën”. Sot, që kjo marrëveshje është arritur, krerët e partive as nuk dënjojnë të japin një përgjigje se çdo të bëhet me fatin e koalicionit. Por kanë qenë burime të sigurta që konfirmojnë se “pazari” më në fund është arritur. Edhe kreu i Partisë Komuniste Shqiptare 8 Nëntori, Preng Çuni, do të dalë nga koalicioni. Ai është shprehur se nuk e sheh të moralshme që figura dhe personalitete të bien sërish në grackën e kryeministrit. “Do të ishte fatkeqësi që tashmë pas talljes e mashtrimit që bëri kryeministri, t’i bashkëngjiteshin edhe figura të tilla të së majtës që, për hir të së vërtetës janë personalitete jo vetëm të politikës, por siç duket politika tek ne vjen si prostitucion e jo si alternativë e njerëzve të ditur që sakrifikojnë në interes të shumicës”, tha ai.

Paraardhëse

Edi Rama duhet të përballet me Zharrzën!

Pasardhëse

Kush fshihet pas perdes dhe kush i mban peng grevistët e Zharrëzës!!

Pasardhëse

Kush fshihet pas perdes dhe kush i mban peng grevistët e Zharrëzës!!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.