• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama pas Samitit të Berlinit: Prania juaj këtu në Tiranë është dhuratë zemre! Shqiptarët e çmojnë shumë

16 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp pas Samitit të Berlinit që u mbajt në Tiranë ditën e sotme, shprehu mirënjohjet për praninë e drejtuesve të Bashkimit Europian që erdhën në Shqipëri.

Ai tha se ne shqiptarët duam të jemi në BE, një zgjedhje e lirë dhe e paimponuar nga askush.

“Kujt do t’ia kishte marrë mendja në fund të vitit të kaluar që BE do të ishte kaq i shpejtë për të kaluar nga fjalët në vepra. Më pak se një vit dhe ja ku jemi.

Dje Presidentja e Komisionit prezantoi çeljen e aplikimeve. Sot hapen dyert e zyrës së përfaqësimit dhe vitin tjetër njerëzit do të nisin mësimet e tyre ne kolegjin Europës në Tiranë. Diçka po ndodh vërtetë dhe është kaq e mahnitshme.

Megjithatë nga ana tjetër, dua ta ndaj me ju plotësisht atë anekdotë të takimit me një ish kryeministër të një vendi të BE që ka qenë pjesë e ish Perandorisë Sovjetike. Dhe kur e pyeta sesi është jeta në BE, më tha: E di? Në vendin tim ka mijëra njerëz dhe jo vetëm nga kombësi të tjera, por edhe bashkëkombës të mi që na ndjekin hap pas hapi për të kontrolluar çfarë bëjmë në emër të BE. Është çmenduri!

I thashë: Po hapim Kolegjin e Europës. Tha: O Zot, domethënë po formoni ata njerëz që pastaj do t’ju vihen mbrapa tërë kohën për të kontrolluar sesi bëhen gjerat. I thashë po. Më tha “Më beso, është njësoj si një KGB transparente. Nuk mund të luash me ta se të kapin. Domethënë ndryshimi me KGB është që nuk të torturojnë fizikisht, por të torturojnë me një buzëqeshje.

I thashë “Po, po e di këtë sepse njoh dikë që quhet Mark Rutte që më mësoi sesa me hir mund ta refuzosh një kërkesë duke buzëqeshur. Por po, është një rrugë për plot mësime dhe më duhet të them që BE është një bekim për të gjitha vendet tona. Është një bekim i madh sepse është burimi më i thellë i dijes sesi të ndërtohen institucionet dhe në fund të fundit janë institucionet që bëjnë dallimin.

Në fund të fundit e shkuara jonë është përcaktuar nga shumë shumë gjëra të këqija që ishin rezultat i institucioneve. Madje edhe kur disa institucione u ndërtuan, u ndërtuan për së prapthi, ndaj ndërtimi nga e para i institucioneve demokratike është diçka që s’mund ta bësh nëse nuk ke BE që të mëson si ta bësh këtë.

Dija është dhurata më e jashtëzakonshme që BE na jep ne dhe të gjitha vendeve si ne.

Po, ne ankohemi, ndonjëherë edhe bërtasim, po. Ka momente që duam të heqim dorë se nuk është e lehtë, është e dhimbshme, por është e vetmja rrugë dhe dua të falënderoj me gjithë zemër të gjithë ata që janë të pranishëm këtu dhe ata që nuk kanë që na kanë shoqëruar gjatë gjithë rrugës dhe që janë këtu sot, duke thënë diçka thelbësore, diçka që është edhe shumë e rëndësishme që ne në Ballkan ta mësojmë. Nuk ka nevojë që të biem dakord për çdo gjë për të jetuar mirë. Në fund të fundit cilësia e jetës nuk përcaktohet nga sa biem dakord me njeri-tjetrin, por si nuk biem dakord me njeri-tjetrin. Një gjë është të mos biesh dakord në mënyrë të hirshme dhe diçka tjetër është të mos biesh dakord në mënyrë të egër. Është një botë krejt tjetër!

Një nga mësimet e BE është të biem dakord që nuk biem dakord për gjëra dhe për të ecur përpara për shumë gjëra të tjera dhe gjithmonë për të gjetur një rrugë për të ecur përpara. Duket sikur janë gjëra të thjeshta shumë, por këto i mëson vetëm duke qenë në këtë shoqëri të shkëlqyer të BE dhe të njerëzve që e kanë mishëruar atë.

Dua të falënderoj shumë sinqerisht dhe me zemër Ursulen, Charles, Mark e të gjithë ata nga BE që janë këtu sepse vetëm prania juaj fizikisht, shpenzimi i gjithë kësaj dite me ne në Tiranë është vërtete një dhuratë. Është dhuratë zemre, është një dhuratë që ne shqiptarët e çmojmë shumë sepse u izoluam nga bota për shekuj të tërë dhe kurrë nuk patëm mundësi të zgjidhnim se me kë donim të ishim. Gjithmonë ana nga jemi rreshtuar na është imponuar dhe për herë të parë patëm një zgjedhje të lirë. Dhe ishte shkëlqyer dhe për meritë vërtetë të popullit shqiptar që hera e parë, zgjedhja e parë e lirë dhe zgjedhja më e mirë me BE gjithmonë. Kështu që na keni me vete.

Çfarëdo që të bëni Mark, na keni me vete dhe ne kurrë nuk do të rreshtim së dashuri juve. Faleminderit!
”- tha ai.

Paraardhëse

Të dashuruar pas Kombëtares, rritet interesimi për miqësoren me Bullgarinë, ja sa bileta janë shitur

Pasardhëse

“Duhet të jesh gjerman që të të mos thuhet çfarë të bësh”, deklarata e Ramës bën presidenten e KE t’i ndërpresë fjalimin: E kundërshtoj fort

Pasardhëse

“Duhet të jesh gjerman që të të mos thuhet çfarë të bësh”, deklarata e Ramës bën presidenten e KE t’i ndërpresë fjalimin: E kundërshtoj fort

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.