Kryeministri Edi Rama herë pas here aktivitete nga puna e tij e përditshme. Mirëpo siç dihet çdo postim i tij ka shumë reagime dhe nuk janë të pakta rastet kur Rama i kthen edhe vetë përgjigje komentuesve, e madje edhe duke replikuar me ta.
Kjo ka ndodhur edhe në postimin kryeministrit Edi Rama, ku tregoi se ishte në Fier, ku pa nga afër kantierin e punimeve për ndërtimin e spitalit nga qeveria turke.
Një qytetar i shkroi se nuk kanë nevojë vetëm për godina të reja, por edhe shërbim, ndërsa kryeministri iu përgjigj i thënë se në rast se vëren parregullsi, ta denoncojë.
Ndërkohë, një tjetër i thotë se pronarët e tokave nuk janë dëmshpërblyer sipas ligjit, e madje se janë shpronësuar me dhunë dhe me dëmshpërblim të pakët.
Ndërsa Rama i përgjigjet: “Mos rri shumë në kafene se çfarë nuk dëgjon dhe të bëhet truri si filxhan kafeje”.
Diskutime rreth kësaj post