• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Rama nis të mendojë për zgjedhjet lokale: Ja emrat që po teston për kryebashkiakë

12 November, 2017
në Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Megjithëse zgjedhjet vendore zhvillohen në 2019-ën, kohë kur mbaron mandati i të zgjedhurve vendorë nga zgjedhjet e 2015-ës, duket se Partia Socialiste ka nisur testimet e emrave në disa prej bashkive kryesore në vend.

Burime nga kjo parti bënë të ditur se testimi po kryhet nga strukturat partiake dhe deputetët, ndërsa aktualisht vëmendja është përqëndruar te bashkia e Shkodrës dhe e Elbasanit.

Syri.net ka mësuar se për Bashkinë e Shkodrës, e cila drejtohet nga Voltana Ademi, përfaqësuese e PD-së, Rama po teston Senida Mesin, zv.kryeministren dhe deputeten socialiste të qarkut të Shkodrës. Mesi hyri në skenën politike pak para zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017, duke u konsideruar një nga prurjet e reja politike të Ramës, ndërsa nuk kishte eksperiencë politike të mëparshme. Burimet shprehen se Mesi, të paktën deri më sot, konsiderohet si kandidatja kryesore e PS-së, për bashkinë e Shkodrës, madje që përmes saj të marrin në dorë frenat e bashkisë më të madhe në Shqipërinë veriore.

Ndërkohë, një tjetër emër që po testohet është ai i Ilir Bejtja, ish-deputet i PS-së dhe ish-zv.ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës. Bejtja, sipas burimeve nga PS, është një prej kandidatëve që mund të rivalizojnë kryebashkiakun e Elbasanit Qazim Sejdini, karriera politike e të cilit duket se do të mbyllet në zgjedhjet e 2019-ës.

Syri.net ka mësuar se emri i Bejtjes, ashtu si edhe Mesi në Shkodër, po testohet në Bashkinë e Elbasanit, duke qenë një ndër kandidatët kryesorë për zgjedhjet e 2019-ës.

Shkodra dhe Elbasani përbëjnë dy nga bashkitë më të rëndësishme në vend, pas Tiranës dhe Durrësit, kjo jo vetëm për shkak të shtrirjes dhe numrit të lartë të banorëve, por edhe pozicionit të tyre gjeografik. /gjergji koja-syri.net/

Paraardhëse

Kaloi 36 vite duke gërmuar në mal, njihuni me projektin madhështor të këtij njeriu /Foto

Pasardhëse

Zhdukja misterioze e avokatit/ Ja një nga dyshimet e tmerrshme…

Pasardhëse

Zhdukja misterioze e avokatit/ Ja një nga dyshimet e tmerrshme...

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.