• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama në Këshillin e Evropës për raportin e Dick Martyt, çfarë do të kërkojë

12 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do t’i drejtohet të mërkurën Këshillit të Evropës, ku pritet do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, dhe të shpallë të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Rama pritet të prezantojë para Këshillit të Evropës një rezolutë të Shqipërisë, që kërkon që akuzat e raportit të Martyt të konsiderohen “të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte”.

Kjo rezolutë u miratua në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik. Gjatë asaj seance, Rama deklaroi se zëri i Shqipërisë do të dëgjohet në Strasburg, duke theksuar se raporti i senatorit zviceran solli një proces hetimesh, por sipas tij nuk solli drejtësi dhe i bëri viktima figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkaq, më 10 gusht Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në Këshillin e Evropës i drejtoi një notë verbale selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg. Aty u theksua se pretendimet e raportit të Dick Martyt, edhe pas 11 vjetësh hetime, nuk janë provuar dhe nuk bazohen në fakte. Më herët, Rama kishte deklaruar në Bruksel se mbështetja e atij raporti ishte një “faqe turpi” për Këshillin e Evropës, teksa ka kërkuar që t’u kërkohet falje shqiptarëve për këtë raport.

Ndërkaq në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 24 shtator, Rama tha se Marty duhej të ishte paguar si tregimtar, por kurrë të besohej si raportues i Këshillit të Evropës.

“Shqipëria pret një raport vijues, që do të çojë edhe në rivendosjen e besueshmërisë te Këshilli i Evropës”, tha Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe këtë kërkesë pritet ta parashtrojë edhe të mërkurën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Raporti i Martyt çoi në formimin e Dhomave të Specializuara në Hagë më 2015. Këto dhoma hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që dyshohet se janë kryer nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, gjenden në paraburgim në Hagë nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Por, në aktakuzën e përbashkët kundër tyre nuk figuron “trafikimi i organeve njerëzore”.

A do të merret parasysh rezoluta e Shqipërisë?

Të pyetur se a do të merret parasysh rezoluta e Shqipërisë, nga Këshilli i Evropës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë më 22 korrik se “Asambleja e Këshillit të Evropës mund të vendosë që të përgatisë dhe të debatojë raporte – përfshirë edhe raporte vijuese – për çfarëdo teme që është në mandatin e këtij Këshilli”.

“Procedura për parashtrim të mocioneve parashihet sipas rregullit të 25-të”.

Ky rregull parashikon që një mocion për rekomandim apo rezolutë (që përmban jo më shumë se 300 fjalë) duhet të nënshkruhet nga të paktën 20 përfaqësues apo zëvendësues, që u takojnë të paktën pesë delegacioneve kombëtare, apo duhet të miratohet me kuorumin e nevojshëm nga një nga komisionet e Këshillit.

Pasi një raport të jetë diskutuar brenda një komisioni, ai mund të kalojë në votim në komision, të paraqitet dhe të publikohet si dokument i Asamblesë dhe vetëm atëherë mund të vendoset në rendin e ditës të debatit plenar.

Paraardhëse

Para apo pas mëngjesit? Kjo është koha e duhur për t’i larë dhëmbët

Pasardhëse

Miliarderi me biznese në 108 shtete vjen për herë të parë në Shqipëri, zbulon dy mënyrat si të bëheni të pasur

Pasardhëse

Miliarderi me biznese në 108 shtete vjen për herë të parë në Shqipëri, zbulon dy mënyrat si të bëheni të pasur

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.