• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama në ekspozitën e Nju Jorkut, vajza shqiptare e vë në siklet me pyetjen që i bën

13 November, 2016
në Aktualitet
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama u përball me disa pyetje që ai s’i priste t’i dëgjonte në një ekspozitë arti në “Marian Goodman Gallery” në New York, SHBA. Eriola Pirra, një prej të pranishmeve në konferencën për shtyp, i tha se ai po e përdorte artin për propagandë. Ajo iu drejtua të pranishmëve duke i pyetur se sa prej tyre i njihnin në të vërtetë politikat e Ramës, sjelljen e tij ndaj institucioneve, mënyrën autokrate të kontrollit të mediave dhe të nivelit të lartë të korrupsionit në përzierje me mafien e ndërtimit dhe me drogën (min 1:50:00 në videon e mëposhtme).

“Siç doli qartë gjatë diskutimit sot pasdite, arti i Ramës është i ndërthurur ngushtë me politikën. Por kjo ka lidhje në radhë të parë me statusin e tij si politikan dhe jo me politikat e tij. Në fakt, siç e provon vetë arti që pamë, është statusi i tij si politikan që provon dorën me art që na ka mbledhur këtu. Politika në përgjithësi dhe veçanërisht politikat e tij mungojnë krejt, janë të padukshme, ose të shpëlara me art. Dhe meqë Rama tani së fundi po njihet edhe për mënyrën si i shpërfill kritikët e vet dhe ata që nuk pajtohen me të, pavarësisht nëse nga opozita apo nga shoqëria civile, unë po ia drejtoj pyetjen – në mënyrë njëfarësoj retorike – publikut: Sa prej jush dinë diçka për politikën e Ramës, përtej propagandës së ‘bojatisjes së qytetit’? Dhe më lini t’u ndihmoj me këtë. Sepse ka pasur…

– Shkatërrim sistematik të institucioneve publike, të tilla si të arsimit të lartë, që ka çuar në burgosjen dhe përndjekjen e protestuesve studentë

– korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë dhe përzierje sistematike me mafian e ndërtimit dhe të drogës

– kontroll autokratik ndaj mediave mainstream, që është pasuar nga censurimi i mediave alternative dhe sociale

– përdorimi i artit si vegël propagandistike për t’i estetizuar të gjitha këto probleme e ka vënë artin në pozicionin më të vështirë, madje edhe po të përfshijmë në krahasim 8 vjetët e një qeverie të djathtë.”

Dhe pyetja ime shtesë për Ramën ishte: “Si mendoni se duhet të protestojnë artistët ndaj politikave tuaja?”, shkruan Eriola Pirra.

I vënë në siklet, kryeministri iu përgjigj duke thënë se ajo nuk e kuptonte atë dhe se Komisioni Europian sapo kishte dhënë për Shqipërinë rekomandimin për hapjen e negociatave:

“Shqipëria mori dy ditë më parë rekomandimin e KE për të hapur negociatat, që nuk është kaq e lehtë. Nëse KE, i cili nuk njihet si shumë dashamirës, po hap negociatat me këtë vend problemi do të kishte qenë shumë global. Mendoj se problemi është shumë i thjeshtë, “ju nuk e keni kuptuar”. Përndryshe si do t’i kishte hapur KE negociatat”?

Pas konferencës, Eriola Pirra tha se nga pyetjet e saj dhe përgjigjet e Ramës doli qartë se akush nga organizatorët e ekspozitës apo të pranishmit nuk e kishte idenë për politikat e Ramës në Shqipëri.

“Në takimin që kryeministri shqiptar/piktori Edi Rama nga Tirana mbajti sonte në NY, pata mundësi t’i drejtoj atij një pyetje. Edhe pse nuk prisja shumë, përgjigjja e tij autokratike ishte se “unë thjesht nuk po e kuptoja (you don’t get it)” teksa të gjithë ata që ishin në sallë, përfaqësues të botës së artit në NY, e pranuan në heshtje se nuk e kanë idenë për politikat e Ramës në Shqipëri. Këto po i referoj këtu, në mënyrë që askush të mos e keqkuptojë ose keq-riprodhojë pyetjen time si dhe që askush të mos e përdorë për baltosje politike” u shpreh ajo.

Paraardhëse

E përditshmja spanjolle “Marca”/ Në Shqipëri u dha penalltia më e çuditshme

Pasardhëse

Izraeli, kronikë e një humbjeje të paralajmëruar!

Pasardhëse

Izraeli, kronikë e një humbjeje të paralajmëruar!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.