• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama ndryshon mendje: 3% e strehimit social mund të jepet në Lekë

13 June, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
49
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prej vitit 2018, kush ndërton më shumë se 2000 m² është i detyruar të dhurojë 3% të sipërfaqes për banesa sociale. Ligji i jep mundësi ndërtuesve që 3% e strehimit social ta japin në vendin ku ndërtojnë ose diku tjetër. Por kryeministri Edi Rama e cilësonte të padrejtë mundësinë e dyte. Vitin e kaluar, Rama deklaroi se 3% i strehimit social do të jepej vetëm aty ku ndërtohej. Verifikimet tregojnë se angazhimi i Ramës nuk u përmbush, ndonëse ligji u ndryshua.

Gjashtë vite më parë socialistët miratuan në Kuvend ligjin për ‘Strehimin Social’. Për çdo ndërtim me qëllim banimi mbi 2000 m2, 3% e sipërfaqes duhet të jepet për banesa sociale – përcakton ligji, i kundërshtuar që në krye të herës nga ndërtuesit.

Këta të fundit kanë dy mundësi: 3% të sipërfaqes së kërkuar për banesa sociale ta japin në vendin ku po ndërtojnë, ose në rast pamundësie, ta japin diku tjetër.

Neni 19 i ligjit për ‘Strehimin Social’ i pandryshuar
Por kryeministri Edi Rama e vlerësonte si të padrejtë alternativën e dytë. Sipas tij, 3% për strehim social duhej dhënë në objektin ku po ndërtohej.

“Ju duhet t’i jepni ato 3% aty ku ndërtoni, jo ndërto ti këtu dhe ma jep 3% në fund të botës se disa njerëz do jetojnë në qendër dhe janë ca të tjerë që do rrinë në fund të botës që të kenë afër delet.”, deklaronte Rama vjet, duke premtuar rishikimin e ligjit në këtë pikë.

“Ne do ta shikojmë këtë që 3% të jepet aty ku ju ndërtoni, aq sa i takon njerëzve në Tiranë të cilët duhet të përfitojnë nga ato programe.”, theksonte kryeminsitri tetorin e shkuar.

Çfarë ndodhi?
Vitin e kaluar ligji për ‘Strehimin Social’ pësoi disa ndryshime, një prej të cilave prekte nenin 19 – që përcakton konributin e sektorit privat në krijimin e fondit publik për banesat sociale.

Neni 19 i ligjit për ‘Strehimin Social’ i ndryshuar
Ndryshimet vendosën se rregullat e zbatimit të këtij kontributi do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

VKM-ja, e miratuar shtatë muaj pasi kryeministri deklaroi se 3% duhej dhënë në vendin ku ndërtohej, e la të pandryshuar mundësinë e shlyerjes së 3% të sipërfaqes fizike edhe diku tjetër- jo domosdoshmërisht aty ku ndërtohet.

‘…në rast pamundësie për ta dhënë në sipërfaqen ndërtimore të banimit që ndërtohet, subjekti privat e jep atë menjëherë në një sipërfaqe tjetër ndërtimore banimi,’- shkruhet ndër të tjera në VKM.

Por nuk mbaron me kaq. Vendimi krijoi një mundësi tjetër për ndërtuesit duke lejuar kalimin e sipërfaqes 3% në vlerë leku dhe jo ndërtim, praktikë kjo e ndjekur nga Bashkia e Tiranës prej pesë vitesh.

Në vitin 2019, përmes një vendimi të Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës modifikoi mënyrën e vjeljes së taksës, duke i dhënë mundësi ndërtuesve ta konvertonin 3% e sipërfaqes fizike të objektit në vlerë monetare.

Paraardhëse

“Femër që shkruan humor nuk ka”, habit Kapexhiu: Është privilegj i të mençurve. Edhe barcaletat i sajojnë vetë meshkujt

Pasardhëse

Pas sfidës me të bijën fitoi Ferma VIP, nëna e Çiljetës ka dy fjalë për Dijonisin

Pasardhëse

Pas sfidës me të bijën fitoi Ferma VIP, nëna e Çiljetës ka dy fjalë për Dijonisin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.