• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama “ndez” motorët e fushatës zgjedhore, mbledh për 4 orë drejtuesit e 12 qarqeve, ultimatum të zbresin në terren dhe çojnë në “hambarin” e PS mbi 800 mijë vota më 14 maj

7 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
43
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore, ndërsa Partia Socialiste duket se ka nisur punën për 14 majin. Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur dje drejtuesit socialistë të 12 qarqeve dhe padyshim që fokusi kryesor ka qenë aksioni i PS për 14 majin. Takimi u zhvillua për rreth katër orë në “Vilën 30” në Tiranë. Drejtuesit e qarqeve kanë paraqitur para shefit të selisë rozë një bilanc të punëve që janë bërë deri më tani, por edhe objektivat e reja. Gazeta “SOT” ka mësuar detaje nga ky takim, teksa ultimatum të zbresin në terren dhe çojnë në hambarin e PS mbi 800 mijë vota në zgjedhjet lokale të të 14 maj. Mësohet se kryeministri Rama ka kërkura nga drejtuesit politike që të shtojnë kontakte me qytetarët dhe veçanërisht elektoratin gri. Pra, duket qartë se kryeministri Rama kërkon që Partia Socialiste të korrë një fitore të madhe në zgjedhjet e 14 majit, duke marrë rreth 90% të bashkive në vend.

Paraqitja e PS në Veri, Tiranë dhe Durrës

Po ashtu, gazeta ka mësuar se një fokus të madh në mbledhje ka marrë edhe veriu i vendit, pasi drejtuesit Kukësit, Shkodrës, Tropojës kanë qenë të parët që kanë raportuar për situatën në terren. Partia Socialiste këto zgjedhje vendore kërkon me çdo kush fitoren në Shkodër, bastioni historik i së djathtës. Për këtë objektiv, PS ka bërë është një lëvizje, pasi deputeti i Partisë së Lirisë, Agron Çela do t’i bashkohet zyrtarisht Partisë Socialiste. Pas veriut të vendit, fokusi ka qenë tek Tirana dhe Durrësi, e më pas të gjitha qarqet me radhë, ku të gjithëve Rama iu ka kërkuar të zbresin në teren dhe të punojnë sikur zgjedhjet të mbahen nesër.

Rama mbledh krerët e institucioneve

Por një fillimvit intensiv duket ky për kryeministrin Edi Rama, i cili pas mbledhjes së fundit maratonë me kabinetin e tij, sot u ndal në Presidencë. Pasi u largua nga Presidenca, kryeministri u ndal te Pallati i Kongreseve, ku mblodhi drejtuesit e institucioneve dhe më pas zhvilloi takimin me drejtuesit e qarqeve. Këto takime vijnë pas mbledhjes maratonë për 16 orë e 25 minuta të kreut të qeverisë me ministrat, me të cilët bëri bilancin e vitit 2022 dhe projektet për 2023 që është edhe vit zgjedhjesh. Në fund të fjalës së tij në mbledhje, kreu i qeverisë deklaroi se ka një synim të qartë sa i takon parashikimit për fitimin e zgjedhjeve lokale. “Mbi bazat e 2022 kemi arsye të besojmë se 2023 do ta bëjmë tërmet”, theksoi Rama, duke nënkuptuar fitimin me rezultat të thellë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

PS ironizon primaret e Berishës: Jemi parti e pathyeshme

Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Edi Rama komentoi primaret e “Foltores” proces ky që nxori kandidatët e bashkive që do përqafojnë gjysmën e Partisë Demorkatike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berishë në zgjedhjet lokale të 14 majit. “Nuk e di cila parti po përgatitet fortë. Është herët për të marrë vesh se kush është në anën tjetër. Në jemi të pathyeshëm. Janë zgjedhje me rëndësi të veçantë. Jemi forcë e organizuar, jemi makineri që nuk thyhet. Ne zgjedhjet i fitojmë. Nuk i marrim nga askush. Jam shumë optimist që gjërat do të shkojnë shumë më mirë”, deklaroi Rama.

Paraardhëse

“O bukuria Elisa mos t’u prishtë, sa e bukur paske kenë”, politikanët ia marrin valles në Shkodër, nuk mungon Agron Çelaj (VIDEO)

Pasardhëse

Deklarata e papritur e Kreshnik Spahiut: Viti 2023 shënon zyrtarisht shkrirjen e kësaj partie

Pasardhëse

Deklarata e papritur e Kreshnik Spahiut: Viti 2023 shënon zyrtarisht shkrirjen e kësaj partie

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.