• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Rama: Mungesa e votave, shkaku përse reforma në drejtësi nuk është votuar ende

30 April, 2016
në Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

I ftuar në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi, kryeministri Edi Rama deklaroi se ka qenë kundër kallëzimit në prokurori që Partia Socialiste ka depozituar, për thirrjet e ish-kryeministrit Sali Berisha për armatosjen e njerëzve, dhese deklarata e Berishës nuk duhej marrë seriozisht.

“Personazhi është gjithmonë e më qesharak dhe ajo thirrje është shprehje kuptimplotë e shterimit mendor, ezaurimit dhe depresionit të madh, në të cilin ndodhet Partia Demokratike në tërësi. Sali Berishën mund ta hetojë vetëm një sistem drejtësie i çliruar nga mijëra fijet që sot e mbajnë peng. Thirrja e Berishës ishte që njerëzit të rrëmbejnë armët dhe të mbrojnë SHQUP-in nga Reforma në Drejtësi”¬, ishte komenti i kryeministrit.

I pyetur mbi mbylljen e çështjes së 21 Janarit dhe premtimit të tij se për këtë ngjarje do të vihet drejtësia në vend, Rama tha se nuk ka qenë një premtim elektoral që do të realizohej brenda mandatit të parë.

“Nuk kam thënë se do të bëjmë drejtësi në 4 vjet. Kam thënë se do t’i shkojmë cështjes deri në fund dhe do të bëjmë cmos që drejtësia të bëjë drejtësi. Nëse jam kaq i vendosur për reformën në drejtësi, një nga arsyet e brendshme është 21 janari. Por ata që kujtojnë se kjo cështje është mbyllur e kanë shumë gabim. Jam shumë kurioz të shoh se cfarë note do të marrin gjykatësit e 21 janarit, pas procesit të skanimit që do të bëhet pas reformës në drejtësi”¬, ka theksuar kreu i qeverisë.

Përsa i përket afateve për miratimin e reformës në drejtësi dhe “bastit” të tij se kjo reformë do të votohet patjetër, Rama u shpreh se nuk ndihet sikur ka humbur ndonjë bast, pasi nuk ka vënë bast se PD do ta votojë këtë reformë. Por për kryeministrin, është mungesa e votave, shkaku përse reforma në drejtësi nuk është votuar ende.

“Ne nuk i kemi votat, se po t’i kishim, do ta kishim mbaruar këtë punë sot, të jeni të sigurtë. Edhe për ta cuar në referendum këtë cështje, kërkohen 94 vota dhe ne nuk i kemi. Ne do të insistojmë dhe kam bindjen se PD do ta votojë. Besoj se kjo do të ndodhë para mbylljes së sesionit parlamentar”, ka evidentuar kreu i egzekutivit shqiptar.

Përsa i përket polemikave mbi stadiumin e ri që do të ndërtohet në Tiranë, kryeministri përsëriti se stadium është një projekt që do tu kushtojë zero lekë shqiptarëve, duke theksuar se pavarësisht kundërshtimeve, ai do të ndërtohet brenda 24 muajve.

“Nëse Ahmet Zogu do të kishte dëgjuar kundërshtarët e asaj kohe, ne nuk do të kishim as Bulevardin, as Ansamblin dhe asgjë nga këto që kemi sot. Ai projekt, tashmë ka marrë edhe dakordësinë e shoqatës së arkitektëve, të cilët ishin mjaft kritikë dhe sot, u shprehën se nuk kishin informacion mbi këtë projekt”¬ ka evidentuar Rama.

Në ballafaqimin që autori i emsionit i ka bërë shifrave, vecanërisht atyre që lidhen me largimin e shqiptarëve jashtë vendit, kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk janë shenjë e dëshpërimit, por shenjë e ambicjes dhe dëshirës, për ta kërkuar zgjidhjen më shpejt, madje për ta kërkuar menjëherë atë.

“Edhe unë kam ikur jashtë Shqipërisë. Jo se isha i dëshpëruar, por mendoja se atje ku isha, mund t’i realizoja më shpejt ambicjet e mia. Pastaj u ktheva. Njerëzit vijnë dhe ikin dhe kështu funksionon bota sot”, deklaroi Rama.

Kryeministri e ka kundërshtuar pretendimin e opozitës se favorizon kompani të caktuara, duke u shprehur se asnjë prej tyre, nuk e ka ngritur aktivitetin dhe nuk është fuqizuar në kohën kur ka qenë ai
kryeministër.

“Flasim për kompani që janë në treg, përpara se Luli t’i hynte politikës”¬ ishte batuta e kreut të maxhorancës, mbi këtë cështje. Kryeministri nuk ka pranuar as rritjen e korrupsionit dhe dëmit që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga disa institucione, sic raporton Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas Ramës, t’i referohesh sot KLSH¬-së, është njësoj sikur t’i referohesh zyrës së financës së PD¬së. E vetmja gjë që Rama i njohu si “të metë” qeverisjes së tij, ishte se duhej ta kishte bërë 1 vit më shpejt, reformën në sistemin energjitik.

I pyetur nëse e sheh Ben Blushin brenda apo jashtë Partisë Socialiste, përgjigjja e Ramës ka qenë e prerë: “Nuk e shoh fare”.

Ndërsa lidhur me një aleancë me LSI-¬në edhe në zgjedhjet e vitit 2017, kreu i maxhorancës nuk pranoi ta vinte në diskutim diçka të tillë. “Nuk ka ndonjë arsye për ta vënë në diskutim, patjetër që po. Të gjithë kur martohen kanë bindjen se janë të përjetshëm, por sot që flasim, kam këtë përgjigje”,  tha Rama.

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e shtunë 30 prill 2016

Pasardhëse

Tetë kandidatura për anëtar të Gjykatës së Lartë

Pasardhëse

Tetë kandidatura për anëtar të Gjykatës së Lartë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.