• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Rama: Me Sekretarin Kerry nuk diskutuam muxhahedinët

14 February, 2016
në Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fill pas përfundimit të deklaratës për shtyp me Sekretarin e Shtetit, John Kerry, në një prononcim për Top Channel, kryeministri Edi Rama tha se nuk është diskutuar me kryediplomatin amerikan çështja e muxhahedinëve, por reforma në drejtësi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

“U diskutuan të gjitha ato që thashë edhe në deklaratën për shtyp. Arsyeja (muxhahedinët) që diskutohej në media për ardhjen e tij këtu, nuk është diskutuar në asnjë sekondë. Arsyeja e vizitës dhe përmbajtja e saj ishte e lidhur me vazhdimin dhe thellimin e një bashkëpunimi dhe një partneriteti strategjik të firmosur në deklaratëne  viti të shkuar dhe brenda kësaj përmbajtjeje ishte edhe reforma në drejtësi”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se vizita ka qenë pjesë e turit ballkanit të Kerry-t vitin e shkuar, por që nuk ndaloi në Shqipëri për shkak të axhendës së tij në bisedimet me Iranin në atë kohë.

“Në atë kohë u tha se Sekretari refuzoi të vinte në Shqipërinë e oligarkëve, një tjetër fantazi nga ato të zakonshmet këtu”, deklaroi Rama.

Kryeministri tha se marsi, i përmendur prej tij si afat për kalimin e reformës në drejtësi, nuk ka lidhje me dakortësinë me amerikanët, por me axhendët e procesit të integrimit, ndërsa sa u takon muxhahedinëve…

“Është një çështje që nuk ka qenë asnjëherë çështje debati mes nesh. Është një çështje që ka një vijimësi nga e shkuara dhe ne vazhdojmë t’i qëndrojmë atij angazhimi”, u shpreh Rama.

Kryeministri foli edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit, për të cilën tha se ka mbështetjen e Uashingtonit  si pjesë e reformave të përgjithshme të vendit.

“Draftin e dinë të gjithë dhe sot është një ditë e shënuar sa i përket politikës në Shqipëri dhe nuk dua të flas për gënjeshtra dhe gënjeshtarë, por më takon të flas për të vërtetat që u thanë sot; për mbështetjen e hapur që morëm për reformat dhe për nxitjen që të mos humbasim kohë me reformat dhe padyshim me reformën në drejtësi dhe t’i japim Shqipërisë atë që meriton. Shqipëria sot në planin ndërkombëtar është krejt ndryshe nga ajo që ishte 2 vjet e gjysmë më parë”, tha ai.

Paraardhëse

Këto janë binjaket më të kërkuara në botë!

Pasardhëse

Mustafa: Kerry në Tiranë edhe për Kosovën

Pasardhëse

Mustafa: Kerry në Tiranë edhe për Kosovën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.