Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla komenton zhvillimet e fundit politike në vend, ndër më të rëndësishmen propozimi i Edi Ramës për t’u emëruar ministër i Jashtëm.
Balla sulmon presidentin Ilir Meta duke thënë se është në garë për të kryer sa më shumë shkelje të Kushtetutës, ndërsa përmend edhe votat e partisë socialiste në Parlament, duke nënkuptuar shkarkimin e tij.
Kreu i grupit të PS, Balla i bëri deklaratat në studion e “News24”:
Është një zgjidhje e përkohëshme, derisa këij debati, nonsensi kushtetues, në aspektin e një procesi të shkelur disa herë nga presidenti i republikës, Kryeministri Edi Rama, ashtu si në disa raste të ngjashme, kryeministri do të jetë ministri i Jashtëm, por sigurisht Gent Cakaj, do të jetë një autoritet i rëndësishëm në politikën tonë të jashtme.
Mua më vjen keq, konstatoj që presidenti ka hyrë në një turravrap që sa më shumë shkelje kushtetuese të bëjë në ditë. Kujtoj këtu që të premten në darkë ka mbaruar afati i shkarkimit të ministrit Bushati. Presidenti e di shumë mirë që edhe në rastin e shkarkimit, ministri qëndron në detyrë derisa të marrë detyrën ministri pasardhës. Janë bërë tani katër apo pesë shkelje kushtetuese, duke filluar që nga momenti i parë i zotit Lleshaj që tani është në detyrë.
Të drejtën e zëvendësimit të anëtarëve të kabinetit nuk e ka pasur kurrë presidenti i republikës. Kujtojmë këtu edhe komisioni i Venecias ka një rast të ngjashëm që e ka shpjeguar. Ne nuk kemi kohë për të humbur as me Ilir Metë, i cili ka zbritur në fushën e betejës politike për të qenë një kryetar alternativ i opozitës. Por ajo që është e rëndësishme, ne nuk kemi kohë për të humbur, kemi plot çështje për t’u adresuar nga kabineti i ri. Puna do të vijojë në çdo ministri sipas programit që kemi.
Kjo është një gjë që ne nuk e ndalim dot, por që me vota në parlament mund të marrë përgjigjen. Ne kemi bërë mirë në 2017 kemi qenë parashikues për të pasur një president nga opozita. Ajo që i bën mirë Shqipërisë është që jo të gjitha institucionet kanë jo nga njëra palë. Ngërçi lind kur të dyja palët janë në gabim. Të gjithë biem dakort se këtu kemi vetëm një palë që shkel kushtetutën.
Diskutime rreth kësaj post