• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Rama, marrëzia pa fund

1 December, 2016
në Opinion
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Andi Bushati

Euforia e vendimeve të fillim qeverisjes po e nxjerr përditë e më zbuluar Edi Ramën. Një propozim i disa deputetëve të tij për të shtyrë edhe për dy vjet aktivitetin e kumarit në Shqipëri (lexo shkrimin poshtë), e ka shndërruar në qesharake edhe zhurmën e muajve të parë të pushtetit që u simbolizua nga aksioni butaforik “Fundi i marrëzisë”.

Ashtu sikurse me ligjin e plehrave, për të cilin tha se kush e kërkonte nisej nga interesa financiare mafioze dhe pastaj e rivotoi në kuvend; ashtu sikurse për koncesionet skandaloze të Berishës që tha se do i anullonte dhe pastaj i vazhdoi me preteksin e kontratave të pazhbëshme; ashtu si me moratoriumin e ndërtimeve që e shkallmoi me lejet për klientët që dha me firmën e tij; ashtu si me hashashin që e shkuli në Lazarat, por e la të lulëzojë në mbarë vendin, Edi Rama po dështon edhe me betimin për t’i dhënë fund marrëzisë së lojrave të fatit.

Në vjeshtën e vitit 2013, të gjithë e mbajnë mend dalldinë që kapi mbi 6 mijë trupa policore për të mësyrë drejt kazinove. Ende janë në memorje shiritat e verdhë në dyert e tyre, që krijonin përshtypjen se aty kish ndodhur një krim makabër. Ende zhurmojnë vendimet për ta shoqëruar me eskortë 24 orëshe, si një luftëtare të re të antimafias, drejtoreshën e Rilindjes që do luftonte me këtë biznes të paskrupullt.

Dhe natyrisht në gjithë këtë sfond beteje epike u shfaq edhe kryeministri, që shpalli masat drastike kundër kazinove. Ato nuk do të ishin më pranë qendrave të banuara. Do të ishin larg nga shkollat dhe qendrat e qyteteve. Plani i qeverisë për këtë biznes parashikonte që ato të zhvendoseshin drejt zonave turistike, hoteleve me 5 yje, pra sa më larg jetës së përditshme të qytetarëve të zakonshëm.

Edi Rama atëhere nuk e fshihte triumfalizmin. Ai i paralajmëroi pronarët e lojrave të riskut që të bëheshin gati ta linin këtë punë se nuk mund të bënin para gjithë jetën me një biznes, i cili po shkatërronte familjet dhe po ndikonte në ekuilibrin psiqik të njerëzve.

Por, butaforia nuk zgjati shumë dhe dalëngadalë fundi i marrëzisë ia la vendin heshtjes.

Një vit më pas revista ekonomike “Monitor”, me një investigim të plotë, pohonte se nga 1 mijë pika lojrash të bllokuara, vetëm 25 biznese ishin mbyllur.

Edhe ligji që i jepte fund ekzistencës së kazinove dhe bingove në qytete, u shty për zbatim për në janar të vitit 2016. Me një ndërhyrje të re data u rrokullis deri në fund të këtij viti.

Dhe tani, kur “fundit të marrëzisë” duhej të bëhej fakt, disa deputetë të majtë i kërkojnë parlamentit një afat të ri deri në fund të 2018.

Po t’i lexosh arsyet që ata (emrat e propozuesve gjenden në shkrimin poshtë) rendisin në relacionin dërguar kuvendit, ato janë qesharake. Ata i qajnë hallin pronarëve të kazionove që kanë nënshkruar kontrata marrjesh me qira më të gjata sesa dhjetori 2016. Ata pretendojnë se Shqipëria ka dështuar të ndërtojë resorte turistike me 5 yje, kështu që lojrat e fatit nuk kanë se ku të zhvendosen. Ata paralajmërojnë mbylljen e 1800 vendeve të punës dhe zhdukjen nga buxheti i shtetit të 125 milionë eurove në vit që derdhin këto kompani.

Eshtë e kotë t’i komentosh këto argumenta qesharakë.

Pse vallë nuk e dinte Rilindja tre vitë më parë se Shqipëria nuk do të shndërrohej kaq shpejt në një parajsë resortesh me 5 yje? Pse vallë nuk e dinin ekonomistët e saj se sa njerëz punësonin këto biznese dhe sesa të ardhura derdhin ato në buxhet?

Pra, asnjë nga arsyet që e bënë Ramën të shpallte në tetorin e 2013 “fundin e marrëzisë” nuk ka ndryshuar.

Po atëhere, pyetja që shtrohet është: pse po ndodh ky mohim i plotë i asaj që u shpall me pompë tre vite më parë?

Arsyeja e vërtetë gjendet midis rreshtave në të njëjtin relacion, që deputetët e komisionit të ekonomisë (me siguri që ata nuk bëjnë asgjë pa urdhër nga lart), i dërgojnë kuvendit.

Aty kërkohet mbështetje për bizneset e lojrave të fatit si kontributorë të rregullt të buxhetit të shtetit. Aty lëshohet gjithashtu edhe kërcënimi se mos na bëjnë ndonjë gjëmë dhe i zhvendosin aktivitetet e tyre në tregjet e huaja.

Pra, po të shihet me vëmendje është e njëjta logjikë si ajo që u përdor për rikthimin e importit të plehrave.

Në këtë rast përpara kujdesit për shëndetin e qytetarëve, u vu interesi i lobistëve të mafies. Për kazinotë, përpara harmonisë së familjeve dhe ekuilibrit psiqik të qytetarëve, që propagandonte dikur Rama, po vendoset interesi i atyre që ai dikur i etiketonte si biznese kriminale.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Me një qeverisje që premtoi pezullimet e ndërtimeve në Tiranë dhe që po e shndërron atë në një mostër betoni, që i shpalli luftë hashashit, por më pas la të mbillet gjithë vendi, nuk mund të shpresohej se do të dilte i humbur biznesi “kriminal” i kazinove.

Shpallja e “fundit të marrëzisë” nga Rilindja ishte vetëm një përrallë, sepse në tre vite ajo u shndërrua në një trashëgimtare të një marrëzie pa fund, që zgjat prej një çerek shekulli. Tani nga premtimet e 2013, Edi Ramës nuk i ka mbetur pothuajse asgjë. Përpos heqjes se fotos së Bujar Nishanit nga zyrat e shtetit. /Lapsi.al/

Paraardhëse

I vranë djalin, babai i Nelgert Patës: Më vodhën makinën e blinduar

Pasardhëse

“Kemi prova për aferën CEZ: Takime të fshehta të Berishëve në Tiranë, Pragë, Vienë dhe lidhje të errëta ryshfeti”

Pasardhëse

"Kemi prova për aferën CEZ: Takime të fshehta të Berishëve në Tiranë, Pragë, Vienë dhe lidhje të errëta ryshfeti”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.