• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Rama letër Bashës për dialog. Basha: Duhet reformë e plotë kushtetuese

31 March, 2016
në Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edi Rama ka zyrtarizuar këtë të enjte propozimin për dialog të nivelit të lartë me opozitën, për krjimin e një forumi të përbashkët politik, pa ndërmjetësimin e të huajve.

“Për të rikonfirmuar atë që ne jemi për vepra dhe jo për fjalë, sot kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zyrtarisht i ka nisur një letër publike zotit Basha”, njoftoi në Parlament deputeti socialist Taulant Balla.

Në fund të letrës, Edi Rama ia ka shkruar gabim emrin Lulzim Bashës, duke i shtuar një shkronjë në mes të emrit, por ky nuk ishte gabimi që i vuri në dukje kreu i opozitës, një orë pasi letra ishte bërë publike.

“Partia Demokratike dhe unë kemi qenë jo thjesht të hapur, por kemi qenë ftues për këto dy vite dhe kemi marrë nënqeshjen, fyerjen dhe gjuhën vulgare edhe të letërdërguesit të sotëm”, deklaroi Basha.

Megjithatë, këto detaje nuk e kanë cënuar komunikimin, ende në distancë. Nëpërmjet letrës publike, Edi Rama formalizoi kërkesën për t’u ulur në dialog me Lulzim Bashën.

“Që të ngremë bashkarisht, nisur nga formati i suksesshëm i dialogut të nivelit të lartë, një forum mes shumicës dhe pakicës, pa prezencë ndërkombëtare”, tha Rama në letrën e tij.

Ftesa nuk thotë shumë se çfarë duhet të diskutojnë palët, nëse bien dakord për ta krijuar këtë forum, por një gjë kuptohet qartë: Edi Rama e konsideron atë jo si një mjet për të zëvendësuar apo paralelizuar institucionet, por, siç tha ai, një mekanizëm më shumë në komunikimin e nevojshëm mes palëve në Shqipëri.

“Le të provojmë t’u japim qoftë njerëzve tanë e qoftë partnerëve të këtij vendi provën e një vullneti të përbashkët, për të mos i dhënë mosdakordësisë politike mes palëve një mungesë kaq të madhe civilizimi”, vijon letra e Ramës.

Por, për Lulzim Bashën gjërat nuk duken kaq të thjeshta. Përkundrazi, mosdakordësitë, siç thotë ai, kanë të bëjnë me keqfunksionimin e shtetit ligjor dhe demokracisë, për shkak të moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Parlamenti është në këto momente një kriminel kushtetues me urdhër të Edi Ramës. Vendi është në krizë kushtetuese”, tha Basha në komunikimin me mediat.

Kjo nuk do të thotë se kreu i PD refuzon në parim takimin me Edi Ramën, i cili e ka pyetur publikisht opozitën nëse e dëshiron këtë përpjekje të re për komunikim. “Ne jemi gati. Po ju, a jeni gati?”, pyet Rama në letrën e tij.

Ende e pashkruar në letër, përgjigja duket e kushtëzuar. “Nuk ia mbyll kurrë derën dialogut dhe i jap gjithmonë një shans konsensusit. Sigurisht nuk mund të jetë siç ishte para dy vitesh kur u firmos, u ra dakord, nuk zbatohet dhe sot përqeshet”, vijoi Basha.

Kreu i opozitës i la vend supozimit se Partia Demokratike do të kërkojë që tryeza e dialogut të marrë përsipër një reformë tërësore kushteteuse.

“Kjo republikë është në krizë kushtetuese dhe gjatë kësaj maxhorance, dy herë tashmë. Ka ardhur koha të rishqyrtojmë edhe njëherë themelet e kësaj republike, në mënyrë që të shmangim përsëritjen e këtyre krizave në të ardhmen. Sigurisht që kjo kërkon vullnet politik, por të mos harrojmë që ishte vullneti politik i mbrapshtë që na solli këtu”, shtoi Basha.

Një dialog rezultativ dhe jo sa për të kaluar radhën ka si mbështetës edhe Sali Berishën. “Rëndësi ka që të kemi dialog të frytshëm, por natyrisht duhet të jetë një gjë e pregatitur dhe jo një gjë për shoë mediatik që nuk shërben. E rëndësishme për vendin është që të vendoset dialogu”, deklaroi Berisha.

Dialogu për të cilin po flasin të gjithë ka edhe një aktor tjetër, komisionerin për Zgjerimin, Johanes Hahn, i cili takoi kokë më kokë në Tiranë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Pas ftesës publike të kryeministrit për kreun e opozitës, komisioneri për Zgjerimin mbështeti plotësisht nismat për dialog politik. Një proces, që deri tani është vetëm një projekt në letër.

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e premte 1 prill 2016

Pasardhëse

Banda e tritolit, mbyllet shqyrtimi; Sinanaj mohon shumicën e akuzave

Pasardhëse

Banda e tritolit, mbyllet shqyrtimi; Sinanaj mohon shumicën e akuzave

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.