• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Rama: Ky vit i jep fund “filmit” të kanabisit

7 September, 2017
në Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edi Rama tha se betejën ndaj kanabisit qeveria e tij e ka fituar, ndërsa ky vit do t’i japë fund njëherë e mirë këtij fenomeni.

“Qeveria e ka fituar betejën me kanabisin. Edhe partnerët tanë ndërkombëtarë e konfirmojnë se terreni është tërësisht i pastruar nga kjo mortje. BE është e informuar në kohë reale për progresin. Ndaj, kush do rol në këtë film, duhet të gjejë rol në një film tjetër se ky film mbaron këtë vit”, tha Rama.

Kryeministri foli më në detaje sesi do të funksionojë shkrirja e institucioneve, e cila do të përkthehet në një administratë më të vogël dhe testim të burimeve njerëzore: “Bashkimi i tyre sjell kompaktësi që ato të realizojnë sa më mirë shërbimin. Nga pikëpamja e cilësisë së tyre, bazuar në ligjin e nënpunësit civil, në rastet kur ata janë në shërbimin civil, ne do të ndjekim një proces shumë të arsyeshëm dhe do të bëjmë testime për cilësinë e burimeve njerëzore. Që do të thotë që nuk do të kemi një prerje me thikë se cila ministri e drejtori shkrihet brenda një tjetre sjell automatikisht largimin nga puna të atyre që janë në atë ministri apo drejtori”.

Por, si e pret Edi Rama opozitën dyngjyrëshe, siç ai e ka cilësuar, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar?

“Në aspektin politik, ne na intereson një opozitë varrmihëse e vetvetes, siç ishte 4 vjet, por çfarë na duhet ne për të qeverisur më mirë, na duhet një opozitë që s’i referohet burimeve të forcës fizike dhe gjuhës, por arsyes, një vizioni programi e tërësie qëllimesh që bëjnë diferencën. Kurrizi LSI nuk është pikë referimi për gjërat e mëdha, s’ ka qenë asnjëherë qëllimi që të bëjmë gjëra të caktuara duke matur kurrizin e LSI-së. Se çfarë opozite do jetë LSI, mbetet për tu parë në veprim sepse nuk është njësoj si PD-ja, është tjetër lloj qënieje dhe tjetër lloj tërësie arsyesh pse LSi është në opozitë”, deklaroi Rama.

Dhe vetëm pak orë përpara mbajtjes së dy seancave të njëpasnjëshme në Parlament të shtunën, Edi Rama përfundoi në Velipojë takimin e dytë me kabinetin e ri qeveritar, njësoj hermetik si ai i Llogarasë, ku është diskutuar përgjatë dy ditëve për mënyrën sesi shkrirja e ministrive dhe institucioneve nën varësi do të funksionojë, ndërsa qeveria “Rama 2” tashmë i ka gati piketat e drejtimit të vendit në çdo sektor.

Paraardhëse

Demokratët refuzojnë drejtimin e seancës së parë

Pasardhëse

Zhbllokohet situata politike. Serbët i marrin “Bujqësinë” Pacollit

Pasardhëse

Zhbllokohet situata politike. Serbët i marrin "Bujqësinë" Pacollit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.