• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

Rama kritikon BE-në nga Serbia: S’jemi fidanishte për të bërë eksperimente

10 October, 2019
në Rajon
0
34
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti serb, kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë së Veriut kanë firmosur një marrëveshje këtë të enjte në Novi Sad, atë që ata e cilësojnë mini-shengeni.

“Dokumenti që do të shihni është i bazuar në lirinë e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, sepse njerëzit në vendet tona meritojnë një jetë më të mirë dhe më pak papunësi”, u tha Vuçiç gazetarëve në një konferencë të përbashkët për shtyp, duke theksuar se këto ishin liritë kryesore, domethenë vlera që pranohen dhe promovohen ndërkombëtarisht nga BE.

Më kritik me Bashkimin Europian ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili tha se “Nuk jemi zonë e kategorisë së dytë, e nuk jemi as fidanishte për të bërë eksperimente dhe të presim që familja europiane të na përqafojë e të na ulë në tavolinë”.

“Miqtë tanë duhet të kenë copy right-in e emrit, por le ti gjejnë një emër si të duan. Garancia do të jetë bashkëpunimi për gjithë perimetrin e jashtëm. Vullneti është i plotë për ta bërë për të gjitha vendet. Ky është një moment kapërcimi historik, kur unë flisja për shengenin dhe kufijtë e hapur ngriheshin lloj-lloj teorish. Ky takim nuk ka ardhur nga hiçi dhe dua ta bëj të qartë se nuk synon asnjë ekskluzivitet, por është një hap me synimin për një proces gjithëpërfshirës. Në deklaratë do të lexoni se flitet gjatë gjithë kohës për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Ka një rrugë që na ka sjellë deri këtu. Kemi mundur të mësojmë se duhet të bëjmë më shumë, pa pritur më shumë nga të tjerët. Më shumë në funksion të njerëzve tanë, në funksion të lëvizjes së lirë. Dëshiroj të theksoj se pavarësisht e dimë botërisht që ka çështje të hapura në zemër të këtij rajoni, kjo nuk duhet të na pengojë që duke rënë dakord që të mos biem dakord për këto çështje”, tha më tej Rama, duke theksuar se “familja europiane ka dhe problemet e veta të brendshme, dhe ne s’mund të mbetemi peng”.

Paraardhëse

Albi Nako dhe Alba Hoxha për herë të parë në një intervistë bashkë sqarojnë përfundimisht marrëdhënien midis tyre

Pasardhëse

Armina Mevlani gati për dasmë, kjo markë prestigjoze po realizon fustanin e nusërisë

Pasardhëse

Armina Mevlani gati për dasmë, kjo markë prestigjoze po realizon fustanin e nusërisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.