• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Rama kritika deputetëve: S’jeni as në terren, as në seancë

25 October, 2016
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar socialist, Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat dhe porositë ndaj deputetëve të tij, për mungesat në seancë plenare dhe angazhimit të tyre në terren.

Rama u ka kërkuar deputetëve të mos dalin jashtë vendit pa lejen e Gramoz Ruçit, ndërsa ka urdhëruar që ata të lëshohen në terren pasi fushata është në prag. Kryeministri ka kërkuar që deputetët të jenë pranë qytetarëve dhe të ndërlidhin ata me institucionet për çdo problem që mund të kenë.

Debatet në grupin e PS:
Gramoz Ruçi: Në seancë janë disa ligje të rëndësishme, disa edhe me shumicë të cilësuar që shtyhen për më shumë se dy javësh për mungesë deputetësh. Kjo është një gjë që s’duhet të përsëritet dhe nuk kemi pse vendosemi në një pozitë të tillë në raport me opozitën dhe aleatët.
Edi Rama: Mungesa e deputetëve në seancë ka sjellë shtyrje votimi, sepse ne nuk bëjmë dot votat. Deputetët nuk dihet se ku janë, jo vetëm gjatë javës, por as edhe të enjten. Është e papranueshme që vijnë në seancë dhe marrin fjalën apo rrinë aty gjithë kohës ministrat që nuk kanë të drejtë vote, ndërsa deputetët që detyrën e tyre parësore kanë miratimin e ligjeve, nuk janë aty. Kjo nuk duhet të ndodhë. Askush nuk duhet të jetë jashtë shtetit apo askund tjetër ditën e seancës. Këtej e tutje, asnjë deputet nuk mund të largohet jashtë vendit pa lejen e kryetarit të Grupit. Gramozi do të vlerësojë në raport edhe me axhendën nëse dikush mund të ketë luksin të largohet nga seanca.

Së dyti, kam disa kohë që bëj një tur të gjatë në të gjithë Shqipërinë. Kudo njerëzit më ankohen se nuk kanë takuar deputetët e zonës dhe nuk i kanë parë asnjëherë në zonën e tyre. Ju nuk jeni as në seancë, as në zonë. Nuk e kuptoj ku jeni. Nuk keni më luksin të rrini në Tiranë. Të gjithë duhet të jeni në terren, jo vetëm në qendra qytetesh, por edhe në fshatra. Takoni njerëzit dhe tregojuni çfarë ka bërë qeveria. Nga reformat që kemi marrë, tek legalizimet që po bëjmë, e akoma më shumë tek rritja e pagave që po afron.

Po bëhet shumë punë dhe po kalon në heshtje. Është në dispozicion një fond prej 300 milionë eurosh, për ndihmë të fermerëve. Shumica prej tyre nuk e kanë idenë dhe s’kanë informacion si të aplikojnë. J

u duhet tu rrini në kokë këtyre çështjeve. T’i sensibilizoni. Deputetët duhet të jenë në qendër dhe me vëmendje ndaj qytetarëve. Kudo që ka një problem legalizimi apo tapie, apo diçka tjetër me administratën, ju duhet të ndërhyni për të zgjidhur problemin.

Fatmir Xhafaj: Ne kemi ende të pa miratuar ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Unë mendoj që ne duhet të avancojmë në këtë çështje. Duhet të sigurojmë votat tona në këtë drejtim, pastaj opozita të bëjë c të dojë. Nëse nuk e miratojmë këtë ligj, reforma në drejtësi nuk bëhet funksionale.
Arta Dade: Unë u njoha në Kolonjë me vështirësinë e një fëmije, që si ai mund të ketë me dhjetëra e qindra të tjerë në Shqipërisë, që nuk ka me çfarë të shkojë në shkollë dhe që bën një rrugë rraskapitëse drejt dijes. Ky është një realitet që nuk përputhet me shekullin që jetojmë.
Edi Rama: Ky shqetësim, dhe shumë si ky, që qytetarët mund të adresojnë nëpërmjet deputetëve, do të merren në konsideratë nga qeveria dhe të shohim se ç’mund të bëjmë aty ky mund të zgjidhim.

Struktura
1.Kryetari i Partisë
2.Kryesia e PS-së
3.6 drejtuesit e rajoneve
4.12 drejtuesit e qarqeve
5.61 drejtuesit e bashkive
6.90 drejtuesit e ZAZ-ve
7.396 drejtuesit e njësive administrative
8.5301 drejtuesit e Qendrave të Votimit

Paraardhëse

Ja si të bëheni të pasur falë këtyre këshillave…

Pasardhëse

Sërish drogë nga Shqipëria, kapen 5 mln € kanabis në Bari

Pasardhëse

Sërish drogë nga Shqipëria, kapen 5 mln € kanabis në Bari

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.