• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama kritika BE-së nga Turqia: Basti i Erdogan, për 3 muaj ndërtohet spitali rajonal i Fierit

6 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
52
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Po hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve”. Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me Recep Tayyip Erdoğan njoftoi marrëveshjet e arritura. Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi Erdogan për ndihmën për procesin e rindërtimit dhe në luftën kundër pandemisë, ndërsa për BE-në kishte kritika. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Edi Rama nënshkruan në Ankara krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë mes dy vendeve.

“Falenderoj nga zemra presidentin e Turqisë për këtë mikpritje të paharrueshme. Në këtë mikpritje mundëm të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, dy shteteve dhe qeverive. Jam mirënjohës presidentit për bashkëbisedimin kokë më kokë dhe kohën e çmuar që i dedikoi një tërësie të konsiderueshme cështjesh, por mbi të gjitha dua ta shpreh këtu mirënjohjen për të dhe popullin turk për reagimin në mbështetje të Shqipërisë duke u gjendur në krah të familjeve të goditura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Ergodan ishte i pari që u angazhua publikisht dhe botërisht për t’u përfshirë në procesin e rindërtimit. Por edhe kur Turqia u godit nga pandemia e gjitha bota, Presidenti i qëndroi pranë Shqipërisë dhe nuk veproi si disa të tjerë, që shtetet e tyre dhe ndaluan edhe kalimin e ndihmave mjekësore për ata që kishin nevojë. Kjo ka qenë shumë domethënëse për ne. Si sot që një nga temat ka qenë bashkëpunimi i afërt mes dy vendeve dhe mbështetja e presidentit me këtë armik të padukshëm”, tha Rama.

Më pas kryeministri u ndal te marrëveshjet e arritura mes dy vendeve që prekin disa fusha. Për shëndetësinë, presidenti turk kishte një premtim konkret, ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit për tre muaj.

“Nënshkrova me Presidentin deklaratën për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit në nivelin e lartë, që e ngre partneritetin strategjik në stadin e një marrëdhënie ndërqeveritare dhe vlera më e madhe që unë shoh te marrëveshjet është gatishmëria për të ngritur grupe të përbashkëta për të kapërcyer të gjitha barrierat burokratike dhe të natyrës së vetë marrëdhënieve mes dy shteteve, duke funksionuar si një organizëm që sheh dhe projekton dhe bashkëpunon në të njëjtin drejtim. Potenciali është shumë i madh. Ndërhyrje në fushën e turizmit, arsimit dhe shëndetësisë.

Së shpejti edhe spitali rajonal i Fierit do të jetë realitet. Tani bastet në Shqipëri dhe Turqi janë të ndaluar me ligj, por basti i presidentit që spitali rajon i Fierit të gati për tre muaj është bast shumë i fortë. Unë do ta kisha humbur me qejf”, tha Rama.

Paraardhëse

Kalimi i Nasip Naços tek PS, Ylli Manjani zbulon arsyen pse ish ministri u largua nga LSI

Pasardhëse

Pa make-up dhe filtra, këngëtarja shqiptare lë pa fjalë ndjekësit (FOTO)

Pasardhëse

Pa make-up dhe filtra, këngëtarja shqiptare lë pa fjalë ndjekësit (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.