• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama i shtrin Bashës dorën e bashkëpunimit dhe shmang qëndrimet për Berishën, Ngjela paralajmëron zgjedhje të parakohshme

11 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
139
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama, ka refuzuar që të mbajë qëndrim për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Në një prononcim për media, në fillim të seancës së parë të Kuvendit, ai u shpreh se përjashtimi i Berishës nga Lulzim Basha, as nuk e trishton, por as nuk e gëzon, duke treguar një indiferencë për atë se çfarë po ndodh në kampin tjetër. Akuzave të ish-kryeministrit se ai është fajtor për largimin e tij nga grup i PD-së, Rama nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë, por tha në këtë legjislaturë nuk do të harxhojë energji për atë lloj politike që është pronë e politikanëve që kanë abuzuar vijimisht për qëllime e interesa personale.

“Unë pazar me Bashën për përjashtimin e Berishës? Unë jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve duke dhënë shembullin i pari dhe duke u përmirësuar edhe në raport me ju. Jam i vetëdijshëm që padashje kam kaluar kufirin, ju jap fjalën që do bëj çmos që të jem në dispozicionin tuaj i urtë dhe i dashur. E kuptoni se sa e madhe është sfida jonë. Trishtimet dhe gëzimet janë shumë të brendshme për t’i shpërdoruar për diçka që i përket një tjetër kampi politik”, tha Rama. Ndër të tjera, ai përmendi edhe njëherë ftesën për Partinë Demokratike për bashkëpunim. Ai theksoi, se këtë ftesë e ka bërë edhe më herët kur nuk dihej se si do të shkonin sipas tij, zhvillimet në Partinë Demokratike. “Ne vijmë në këtë Kuvend për mandatin e tretë me dorën e shtrirë për diçka që e kam thënë që në krye të herës pa marrë parasysh si do shkonin zhvillimet brenda Partisë Demokratike, për të bashkëpunuar në funksion të njerëzve”, tha ai.

Ndërkohë, për avokatin e njohur Spartak Ngjela, me këtë lëvizje të bërë nga Basha rrezikon që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Avokati Spartak Ngjela, paralajmëroi se do të kemi zgjedhje të reja parlamentare, nëse në Partinë Demokratike fiton fryma amerikane e Bashës. Ngjela u shpreh se edhe Berisha do e ketë në favor forcimin e Bashës, teksa shtoi se personat që dalin nga kriza të tilla, shkëlqejnë.

“Në qoftë se fiton fryma amerikane e Bashës në Partinë Demokratike zgjedhjet i keni afër. Shënoje këtë. Të gjithë duan të shpëtojnë edhe pozicionin pro-amerikan të partisë dhe Saliut, kjo nuk bëhet. Ata janë në atë dyzim edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Saliun. Saliu do e ketë në favor forcimin e Bashës. Pse? Sepse për tre muaj do të ketë zgjedhje të reja. Këta që dalin nga kriza të tilla edhe pse i ke parë si mediokër shkëlqejnë”, tha ai. Me Bashën sipas Ngjelës PD shkon drejt ringritjes, ndërsa me Berishën do të shkojë drejt shkatërrimit, pasi një parti në një vend pro-amerikan nuk ka sukses. “Po të mos kishte shkelur ligjin KQZ do të ishte shumë i qetë Basha e do e kishte më të lehtë Saliu, sepse do të hidhte vendimin e KQZ në një gjykatë shqiptare. Këta janë shqiptarët që drejtojnë Shqipërinë. Për mua është shkelur ligji. Ligji shkelet dhe rrëzohet nga një gjykatë. Ka shanse që komisioni i verifikimeve të mandateve të ndalojë Berishën për të marrë mandatin e deputetëve. Fakti që KQZ shkeli ligjin, Rama e ka Saliun gogol, Rama nuk i fiton dot zgjedhjet nëse nuk ka Saliun përballë. Basha është në avancë”, u shpreh Ngjela.

Paraardhëse

Myslim Murrizi bën deklaratën e papritur: Mes Ramës dhe Bashës ka një marrëveshje të fshehtë, historianët të gjejnë datën e pazarit

Pasardhëse

Nga Gramoz Pashko, te Sali Berisha, 26 deputetë u përjashtuan gjatë 30 viteve në Partinë Demokratike

Pasardhëse

Nga Gramoz Pashko, te Sali Berisha, 26 deputetë u përjashtuan gjatë 30 viteve në Partinë Demokratike

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.