• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama i rrëzon alibitë Metës: Ç’dekretoni Lleshin si gjeneral aktiv, i keqardhur që nuk kërkuat sqarime që herën e parë

13 November, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj dje Presidentit të Republikës, Ilir Meta në lidhje me pikëpyetjet që ngre ky i fundit për Sandër Lleshin, sa i takon dekretimit për ministër të Brendshëm. Kreu i shtetit i dërgoi një shkresë me 14 pyetje Ministrisë së Mbrojtjes, ku ndër të tjera ngrihet shqetësimi se një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të emërohet në detyra shtetërore. Por përmes rrjeteve sociale, Edi Rama bëri publike letrën që i kishte nisur Metës, ku propozohet edhe rrugëzgjidhja e ngërçit të krijuar. Sipas Ramës, për të dalë nga kjo situatë dhe për të dekretuar Lleshin ministër të Brendshëm, mjafton vetëm që kandidati të ç’dekretohet si gjeneral aktiv. “Ekspertët tanë mbrojnë gjithashtu bindjen se edhe nëse ky do të ishte rasti, pra edhe nëse gjeneral Sandër Lleshaj do të ishte ushtarak në detyrë, ç’dekretimi i tij si i tillë nga Presidenti i Republikës do të duhej bërë pas miratimit nga Kuvendi të dekretit Tuaj për të si ministër. Por, si na mëson eksperienca jonë, e Juaja dhe imja e kam fjalën, që fatmirësisht nuk jemi juristë, kurdoherë e kudo që ka një rast të tillë, ka gjithnjë juristë me opinione të ndryshme. Kështu që, është e tëra Juaja zgjedhja e opsionit tonë të shprehur në përgjigjen e ministres apo e një opinioni të ndryshëm nga i yni dhe, në rast se ky i fundit do të jetë rasti, Ju mund ta ç’dekretoni Sandër Lleshajn si gjeneral aktiv e pastaj mund ta dekretoni atë ministër të Brendshëm”, tha lideri i qeverisë. Rama i bën të ditur po ashtu Metës se për ç’dekretimin e Sandër Lleshit si gjeneral aktiv, ky i fundit ka dërguar edhe vetë një kërkesë ku kërkon një gjë të tillë. “Bashkëngjitur Ju keni kërkesën e zëvendësministrit Sandër Lleshaj për ta ç’dekretuar si gjeneral aktiv në rast se ndryshe nga ne që mendojmë se ky nuk është rasti, Ju mund të mendoni se statusi i tij aktual është ai i gjeneralit aktiv”, shtoi Rama.

Mesazhi i Ramës

Kryeministri Edi Rama nuk kurseu as “thumbimet” për presidentin Ilir Meta. Në postimin e tij, Rama shprehet i keqardhur që kreu i shtetit nuk e ka ngritur që herën e parë si shqetësim statusin e Sandër Lleshit si gjeneral aktiv. Sipas kryeministrit, nëse një gjë e tillë do të ishte bërë, atëherë do të ishte shmangur çdo problematikë që doli në pah. “Pasi u njoha me shkresën Tuaj dërguar ministres së Mbrojtjes, nuk Jua fsheh dot se u ndjeva i keqardhur, për faktin që nëse ju do t’i kishit shtruar qysh në krye të herës pyetjet që ajo shkresë përmban lidhur me statusin e gjeneral Sandër Lleshajt, me siguri s’do ta kishim përjetuar krisjen e “herës së parë”, në procesin e dekretimit të ministrit të Brendshëm. E them këtë sepse jo vetëm Ju do të kishit marrë përgjigjen shteruese që jep, besoj unë, shkresa e ministres për Ju, po përtej çdo interpretimi të mundshëm pengues për dekretimin si ministër të statusit të gjeneral Lleshajt, pa diskutim do të kishim gjetur në rast interpretimesh të ndryshme, zgjidhjen e thjeshtë që po Ju prezantoj sot”, deklaroi Edi Rama. Kryeministri, në përfundim të reagimit të tij, thekson edhe një herë se gjithë kjo situatë e tensionuar mund të ishte evituar. “Duke ju falënderuar paraprakisht për angazhimin tuaj në zgjidhjen e këtij ngërçi, që siç e thashë edhe më lart mund të ishte evituar, si edhe duke Ju sqaruar, bazuar në shqetësimin e përcjellë tek unë përmes ministres së Mbrojtjes, se adresimi im si gjeneral kur i referohem ministrit të ri të Brendshëm, ka të bëjë me titullin që mbetet pas gradës në karrierën e shkëlqyer të dikujt”, tha Edi Rama.

Paraardhëse

Akuza e Bashës: Ja arsyeja pse Rama do ta emërojë Lleshin

Pasardhëse

Çështja Lleshi, shpërthen ish-ministri: Çfarë legenllëku!

Pasardhëse

Çështja Lleshi, shpërthen ish-ministri: Çfarë legenllëku!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.