• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama flet nga Berlini për anëtarësimin e Shqipërisë në BE: A do të martohemi një ditë? Jam i sigurt!

29 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehu sot bindjen se Shqipëria mund t’i sjellë Bashkimit Evropian vlerë neto sa i takon paqes dhe sigurisë.

Rama ishte pjesë e diskutimit me temë “Roli Gjeopolitik i Ballkanit Perëndimor”, – një bashkëbisedim i fokusuar në rolin që mund të luajë Ballkani Perëndimor në forcimin e së ardhmes gjeopolitike dhe ekonomike të Evropës.

I pyetur mbi rolin e Shqipërisë në këtë drejtim, Rama tha se “jemi shumë të vegjël për të bërë dallimin, por jemi mjaftueshëm konsistent në shumë mënyra dhe mendoj se do të jetë një vlerë neto sa i takon paqes dhe sigurisë”.

Rama tha se “pas pushtimit rus edhe më skeptikët, edhe ata më distantët nga Ballkani Perëndimor kanë kuptuar rëndësinë e tij gjeopolitike”.

Sipas tij, “Ballkani Perëndimor ka një histori mjaft të vështirë, por është në zemër të Evropës, pra nuk ka asnjë zgjidhje përveç futjes së Ballkanit Perëndimor në BE”.

“Kompleksiteti i Ballkanit Perëndimor sot është një tjetër arsye pse procesi i futjes së Ballkanit Perëndimor duhet përshpejtuar. Ne jemi në mes të shumë aktorëve. Nuk po flas për Shqipërinë sepse Shqipëria është shumë, shumë e qartë. Edhe pse ka pasur një histori që i ka mësuar shumë lidhur me lojtarët e mëdhenj, edhe kur të tjerët ose nuk i njihnin ata, si Kina apo si Rusia, që i njohën në mënyrën më të vështirë të mundshme sepse duke qenë gjithmonë tejet besnikë, e kemi tepruar duke qenë besnikë ndaj diktatorëve mizorë, si Stalini. Ne e mbajtëm Stalinin në bulevard edhe kur rusët e hoqën qafe”, tha ai.

Kryeministri theksoi se “Shqipëria është tërësisht 100% drejtuar për nga komuniteti euroatlantik, por në vendet e tjera kemi më shumë prani ruse, më shumë ndikim rus dhe kjo duhet zbutur plotësisht, duke integruar më shumë Ballkanin Perëndimor në BE”.

Rama tha po ashtu se nuk pret një datë konkrete për sa i takon procesit të anëtarësimit në BE.

“Agresioni rus, i ka hapur sytë gjithkujt dhe i ka bërë të gjithë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij procesi dhe rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për BE, por nga ana tjetër BE ka problemet e veta që ne i njohëm mjaft mirë, një proces shumë të vështirë vendimmarrjeje, një ndikim shumë i madh i politikave vendase mbi shtetet anëtare që herë-herë përcakton edhe qëndrimin e Unionit sepse për çdo hap të hedhur, të duhet konsensus”, tha ai.

“Nuk di të them për data apo për afate sepse nuk jam i sigurt që BE ka kapacitetin për të vendosur një afat dhe për ta respektuar më pas, sepse të gjithë mund të jenë dakord kur vendoset afati, por kur vjen fjala për ta respektuar këtë afat, dikush mund të mos jetë dakord kështu që trauma kthehet. Ne jemi tërësisht në paqe me veten, që duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë sepse në fund të fundit unë besoj se BE është burimi më i jashtëzakonshëm i njohurive në ndërtimin e shtetit”, theksoi ai.

Rama shtoi se nëse ka një dallim thelbësor midis vendeve te Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera në kontinente të ndryshme është që ne kemi bekimin që kemi këtë Bashkim Europian që është një burim mahnitës informacioni për këtë.

Kryeministri theksoi se objektivi është të kesh mundësinë ta përdoresh këtë dije, të marrësh më të mirën e saj për të ndërtuar një shtet dhe demokraci funksionale.

“Pastaj, a jemi zyrtarisht sot, nesër a pasnesër anëtarë, kjo nuk varet vetëm nga ne, këtë e dimë, por më duhet të rrëfej po kështu se jam ndierë herë-herë i traumatizuar nga procesi i pafund i çeljes së bisedimeve për anëtarësim sepse ishte shumë e vështirë që të gjeje një lloj ekuilibri mendjeje përballë një Bashkimi Europian që thoshte ‘Ju duam por nuk duam të flasim’. Njësoj si ‘Duam të martohemi por nuk duam të flasim’. Po si mund të martohesh kur nuk flet? Tani po flasim dhe kjo është më e rëndësishme. A do të martohemi një ditë? Jam i sigurt! Do të martohemi nesër? Nuk jam i sigurt, por e rëndësishme është që dashuria jonë për Europën dhe Bashkimin Europian është e pakushtëzuar. Kështu që edhe mund të kemi një lloj efekti çifti pa qenë të martuar”, shtoi ai.

Kryeministri Rama ndodhej në tryezë së bashku me Katherina Reiche, një figurë e spikatur e politikës gjermane, aktualisht shefe ekzekutive e ofruesit më të madh rajonal të infrastrukturës dhe të energjisë.

Paraardhëse

Gazment Bardhi: Nëse konflikti brenda PD vazhdon deri në 2025, Rama merr mbi 100 deputetë

Pasardhëse

Rama i bashkohet thirrjes së SHBA: Shqipëria, e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës

Pasardhëse

Rama i bashkohet thirrjes së SHBA: Shqipëria, e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.