• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama flet në OKB: Asambleja e paplotë pa Kosovën, BE të bëjë pjesën e saj për të hapur negociatat me Shqipërinë

25 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur dje në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku ka dhënë një sërë mesazhesh. S ai takon integrimit, ai u shpreh se Shqipëria e ka bërë detyrën dhe është gati për negociatat me BE. Nga ana tjetër ai u ndal dhe te Ballkani i Hapur, duke e cilësuar si një nismë shumë të rëndësishme.

“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakord të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standardet e BE-së. Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama foli edhe për njohjen e Kosovës. Ai tha kjo Asamble nuk është e plotë dhe nuk do të jetë e plotë pa Kosovën.

“Kjo asamble nuk është e plotë dhe s’do të jetë e plotë pa Kosovën. Më keni dëgjuar të bëj thirrje për njohjen e Kosovës, është ftesë për të njohur realitetet e reja nuk është fiksim. Kujtdo që do ta shohë se një Kosovë e pavarur dhe sovrane është një realitet që vazhdon prej 13 vitesh. Maturia kuraja do ta lejojë Serbinë të heqë barrën e të shkuarës”, tha ai.

Rama foli edhe për pandeminë, ku tha se bota duhet të ndryshojë qasje dhe të tregohet me solidare dhe bashkëpunuese, pasi COVID tregoi qartë se veç e veç vendet kishin kosto të mëdha.

“Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të vaksinojmë të gjithë popullsinë në 10 muajt e ardhshëm. Një nga mësimet e kësaj tragjedie është se asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm. Kjo është arsyeja pse dhjetëra mjekë shqiptarë ikën për të ndihmuar në Itali, dhe më pas patëm fatin të presim mjekët italianë për të na ndihmuar”, tha ai.

Paraardhëse

Zbuloni cilat janë yndyrnat e shëndetshme që nuk bllokojnë enët e gjakut?

Pasardhëse

Bujar Leskaj takon ambasadoren franceze: Bisedë e ngrohtë dhe konstruktive

Pasardhëse

Bujar Leskaj takon ambasadoren franceze: Bisedë e ngrohtë dhe konstruktive

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.