• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Rama: Falë reformës në arsim, eleminohet edhe alterteksti

27 April, 2016
në Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri, Edi Rama ishte sot  i pranishëm në ceremoninë e organizuar,  në kuadër të 90-vjetorit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në kryeqytet.

Gjatë fjalës së tij, Rama vuri në dukje se “më vjen mirë që një projekt i nisur me shumë respekt për  transformimin e gjimnazit “Qemal Stafa” që në kohën kur unë isha kryetar bashkie, sot është i denjë për të ardhmen e gjimnazit. Po ashtu, jam krenar që falë reformës në arsim, këtë vit nxënësit do të kenë mundësi të mësojnë nga një tekst i përbashkët duke eleminuar në këtë mënyrë altertekstin. Nxënësit do të marrin bazën e dijes nga vendet e zhvilluara si britania etj.

Rama tha se gjimnazi “Qemal Stafa” është një shembull edhe për projektin “Shkollat si qendër komunitare”.

“Reforma e dijes është një reformë rrënjësore, ndaj edhe reformat tona në arsim kanë gjetur mbështetje dhe padyshim që përfituesit janë nxënësit e të gjitha gjimnazeve të Shqipërisë. Pa dyshim edhe për prindërit që sakrifikojnë çdo gjë për fëmijët e tyre. Jam i bindur që programet e shkollës për projektin “Shkollat si qendër komunitare”, kanë shumë për të dëshmuar, potencialin e madh që ka shkolla si bazë, jo thjesht për të ndërtuar themelet e dijes por edhe për të përgatitur qytetarë të të së nesërmes”.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka vlerësuar disa nga figurat e pranishme në aktivitet, prej tyre basketbollisti veteran Agim Fagu, ish-presidenti Alfred Moisiu por edhe Princi Leka.

“U ndjeva shumë i emocionuar kur në hyrje takova një idhull të fëmijërisë sime, Agim Fagun, ish-nxënës i Qemal Stafës, një nga heronjtë e fëmijërisë tonë dhe do ta nxisja drejtoreshën dhe trupën dhe të mos e linte pa shfrytëzuar atë që Agim Fagu mund të japë. Ju mund të mos e dini tamam se për çfarë e kam fjalën, por në atë kohë Agim Fagu na impresionte si Michael Jordan. Ju sot keni edhe një president të Republikës, shumë të respektuar që ka lënë një gjurmë të pashlyeshme, Alfred Moisiu. Ju keni 75 dëshmor të atdheut, mbi 20 mësues të popullit. Keni një princ që nuk ka studiuar këtu. Gjyshi i tij ka pasur probleme të mëdha me Qemal Stafën por ai ka ardhur ta nderojë”, tha kryeministri.

Paraardhëse

Refugjati sirian çon Flakën Olimpike në një kamp

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e enjte 28 prill 2016

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e enjte 28 prill 2016

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.