• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama: Erdogan nuk më jep dot urdhra

4 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
39
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri, Edi Rama deklaroi se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk ka ndikuar në vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit dhe kopshtit turk. Në një intervistë në Euronews Albania ai shtoi se Erdogan nuk mund të japë urdhra në një vend sovran.Rama u shpreh se Erdogan ka bërë një kërkesë, por në rastet konkrete është vepruar sipas ligjeve në vend.

“Këtu në Shqipëri ka shumë institucione që i përkasin të gjithë këtij zinxhiri. Presidenti Erdogan nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe nuk jep asnjë urdhër. Nuk e jep dot në një vend sovran. Nuk është urdhër, por një kërkesë, historike.

Nga ana tjetër, ka qenë një kërkesë që është bërë gjithmonë. Ne ndërkohë, kemi vepruar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Nuk kemi vepruar sipas opinioneve apo spekulimeve që bëhen këtu, por sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë”, theksoi Rama.

Rama deklaroi se vendimi për mbylljen e kolegjit turk, “Mehmet Akif” erdhi për shkak se aktiviteti i këtij institucioni arsimor, po kryhej në një godinë, për të cilën nuk kishte marrë miratimin e Ministrisë së Arsimit. Rama u shpreh se mbyllja e kopshtit turk, “Zubeyde Hanim”, u bë pasi nuk plotësoheshin standardet.

“E para, nuk është i pari institucion arsimor që mbyllet. Kemi mbyllur shumë institucione arsimore. Kemi mbyllur 18 universitete. Kemi mbyllur në vijim programe të caktuara, klasa të caktuara, çerdhe, kopshte, shkolla. Mbi çfarë baze i kemi mbyllur? Nuk i kemi mbyllur mbi bazën as se nga vijnë, as të kujt janë, por mbi bazën e ligjit. Për rastin konkret, është shumë i qartë dhe i thjeshtë legjislacioni.

Çuditërisht, ndërkohë që janë mbyllur edhe disa institucione të ngjashme, askush nuk ka thënë asgjë. Ndërkohë, këtu ka një pjesë që hidhet përpjetë. Baza ligjore është shumë e qartë. Nuk mund të hapësh një aktivitet në një godinë të caktuar, pa marrë më parë miratimin nga Ministria e Arsimit. VKM-ja bëhet për të zbatuar ligjin, jo për të shmangur ligjin. Kopshti është mbyllur me motivacionin që ka dhënë Ministria e Arsimit”, – u justifikua kreu i qeverisë. Rama mohoi që Erdogan të ketë ndërhyrë edhe për largimin e kreut të komunitetit mysliman.

“Komuniteti Mysliman Shqiptar është i bazuar në vetë organizim dhe në vetëqeverisje. Qeverisja e Shqipërisë nuk vendos për komunitete” – tha Rama.

Numri një i qeverisë, po ashtu tha se nuk e ka në dorë qeveria hapjen e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

“Inagurimi i xhamisë së madhe është një çështje që nuk vendos qeveria e Shqipërisë. Nuk e ka peng askush sepse Xhamia e Madhe po ndërtohet me kontributet e Komitetit Mysliman Turk. Janë ata që po e ndërtojnë në një marrëveshje me Komunitetin Mysliman Shqiptar. E vendosin ata se kur i mbarojnë punimet dhe kur duhen hapur dyert. Nuk e vendos qeveria e Shqipërisë” – theksoi kreu i qeverisë.

Paraardhëse

“Dance Albania” bën “lëmsh” televizionin, Alketa Vejsiu: Të gjithë po ankohen, kanë dërguar letër Fevziu, Gjebrea dhe Magjistari

Pasardhëse

Evi Kokalari “shpërthen” ndaj Sali Berishës: Turp të të vijë, e ke merituar Lulzim Bashën i dashur zotëri

Pasardhëse

Evi Kokalari “shpërthen” ndaj Sali Berishës: Turp të të vijë, e ke merituar Lulzim Bashën i dashur zotëri

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.