• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama e Erdogan inaugurojnë të enjten Xhaminë e Namazgjasë

9 October, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Xhamisë së Namazgjasë po bëhen përgatitjet e fundit që të jetë gati për inaugurimin e së enjtes, në të cilin do të marrë pjesë Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Hapja e Xhamisë së Namazgjasë, që konsiderohet si më e madhja në Ballkan, sipas ish-Myftiut të Tiranës, Ylli Gurra, është ngjarje e rëndësishme. Kapaciteti i saj është për rreth 8 mijë besimtarë.

“Domosdoshmëri thuajse një shekullore, jo thjesht ndërtimi në pikëpamjen arkitekturore, por thjesht në plotësimin e një domosdoshmërie religjizore”.

Lidhur me lajmin se Xhamia e Namazgjasë do të drejtohet kleriku turk Enes Bastur, Gurra jep këtë përgjigje.

“Personi është një prej hoxhallarëve i cili në aspektin e librit të “Kurani-it”, para disa muajsh është shpallur i pari në Turqi.”

Ndërsa Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me anë të një postimi thekson se ky institucion do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës turke, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej.

Punimet për objektin e ri të kultit me një sipërfaqe prej 6 mijë metra katrorë nisën në vitin 2015, një investim i Komunitetit Mysliman të Turqisë në vlerën e 30 milionë eurove.

Inaugurimi do të jetë në orën 15:30, por përpara këtij eventi, presidenti Erdogan që mbërrin në Rinas në orën 11:00, do të pritet nga presidenti Begaj dhe kryeministri Rama.

Me kryeministrin Rama, veç takimit kokë më kokë dhe delegacioneve, do të nënshkruajë edhe 3 marrëveshje për arsimin, bujqësinë dhe me agjencinë për informimin e medias dhe më pas do të kenë një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria duke udhëtuar drejt Serbisë, ku do të pritet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Paraardhëse

Marina Vjollca hedh poshtë thashethemet se është ndarë nga Ghetto Geasy

Pasardhëse

“Babi vrau mamin”, fëmijët e çiftit shqiptar në Itali rrëfejnë krimin

Pasardhëse

“Babi vrau mamin”, fëmijët e çiftit shqiptar në Itali rrëfejnë krimin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.