• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama: E di sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë, e turpshme çfarë ndodhi sot

13 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për incidentin e sotëm në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët goditën njëri-tjetrin. Duke iu përgjigjur “miqve nga Kosova” që thonë se dhunën e nisi Lëvizja Vetëvendosje, ai shkruan në rrjetin social “Twitter” se “nuk ka rëndësi kush e ka gjuajtur shishen e parë.

Më tej, kryeministri shprehet se e di mirë se sa poshtë ka rënë Kosova para botës demokratike, për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë së saj dhe shton se dhuna e sotme e dëmton më tej reputacionin e vendit.

Edi Rama: “Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila nuk ia ka borxh askujt besoj shfaqjen skandaloze të ditës së sotme. Dhe si dikush që e di mirë se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë së saj, unë vazhdoj mendoj se çka ndodhi sot është e turpshme dhe jam i bindur se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, po e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës, prandaj thashë dhe e them prapë se uroj që opozita të distancohet nga një shëmti e tillë!”

Në reagimin e mëparshëm, Rama e quajti njollë ndaj vetes sulmin ndaj Kurtit dhe kundërshtinë ndaj tij, nga anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa e cilësoi turp këtë që i bënë Kosovës edhe ndërkombëtarisht. Sipas kryeministrit, në Parlament duhet të luftohet me ide dhe fjalë dhe jo duke përdorur dhunën dhe uroi që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme.

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit.

Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës”.

Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës këtë të enjte në Kuvend, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.

Më pas, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pasi Bislimi largoi dhe grisi nga foltorja një foto-montazh të Kurtit me hundë të zgjatur që opozita ia kishte vendosur aty.

Situata u agravua me sulme fizike edhe me ministrin e Financave, Hekuran Murati. Para se të sulmohej, Kurti në Kuvend foli për Radojçiçin dhe se si është tërhequr fletarrestimi ndaj tij në vitin 2021, disa dite para se të formohej qeveria e tij.

Paraardhëse

E pazakontë në Durrës, 19-vjeçari i vjedh të atit 5 lopë

Pasardhëse

Ahmetaj “ndez” Kuvendin, PD-PS dakordësi, të premten shqyrtohet kërkesa e SPAK

Pasardhëse

Ahmetaj “ndez” Kuvendin, PD-PS dakordësi, të premten shqyrtohet kërkesa e SPAK

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.