• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Rama: Dialog pa kushte. Ndërkombëtarët po pengohen

14 April, 2017
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur në një konferencë të posaçme për shtyp thirrjen për dialog ndaj kundërshtarit të tij politik Lulzim Basha. Duke e quajtur një situatë sureale të krijuar nga PD, Rama tha se kurrë nuk ka pasur një krizë të tillë ku opozita refuzon dialogun.

“Megjithatë  sot jam këtu për dialogun, dhe nevojën që të ulemi në tryezë pa kushte dhe pse kërkesa e opozitës, reforma e zgjedhur prej saj për të imponuar ato kërkesa janë të padëgjuara në 27 vjet pluralizëm dhe të panjohura në historinë moderne të demokracisë evropiane, prapë së prapë e kam pranuar diskutimin e atyre kërkesave në tryezë, pa vënë asnjë kusht për kohën, vendin, formatin dhe i gatshëm që ta pranojë zhvillimin e dialogut me media apo pa media, sipas dëshirës së Lulzim Bashës, PD dhe të atyre që janë rreth saj të ngujuar në çadër. Kam mobilizuar zyrën time për të komunukuar me zyrën e kryetarit të PD duke kontaktuar pa pushim për ditë të tëra, pa sukses. Kam treguar gatishmërinë për të mbështetur një nismë të presidentit për dialog, pavarësisht rezervave të mëdha që kam për pozicionimet e anshme të presidentit, në momente kyçe kur ku vend kishte nevojë për paanshmërinë e tij. Dhe pse i është lënë Lulzimit dorë e lirë të vendosë se çfarë të diskutojë në tryezë. Jo vetëm se kjo nismë artificiale po bllokon zbatimin e Vettingut dhe për pasojë po rrezikon hapjen e negociatave”, u shpreh kryeministri.

Rama tha se çdo ndihmë e ndërkombëtarëve për të ulur palët në tryezë është e mirëpritur, por ata janë penguar për këtë gjë.

“Besoj se mund t’i zgjidhim vetë gjërat, po sigurisht që ndihma e tyre është gjithmonë e mirëseardhur dhe mund tju them me sinqeritetin më të madh që ata janë sot në pozitë të vështirë sepse po ndalohen për të dhënë ndihmën e tyre, po pengohen për të dhënë ndihmën e tyre dhe kjo e vendos PD-në në një dritë shumë jopozitive, në sytë e miqve dhe partnerëve dhe padyshim dhe në radhë të parë në sytë e familjes së PPE ku PD është pjesë, po sigurisht nuk e vendos Shqipërinë në një dritë fort të shkëlqyeshme”, tha më tej Rama.

I pyetur nga gazetarët lidhur me informacionin për atentat ndaj kreut të PD-së, Rama tha se pavarësisht se nuk ka diçka reale, siguria e tij është prioritet numër 1 nëse kërcënohet.

“Nuk ka skenar, ka pasur informacion që është trjatuar me seriozitetin më të madh, dhe pavarësisht se gjithë ekspertiza tregon se informacioni nuk është mjaftueshmërisht i besueshëm dhe burimi është kontraditor, janë marrë të gjitha masat njësoj si të ishte diçka realisht e vërtetë, sepse patjetër që siguria e të gjithë njerëzve dhe pa diskutim dhe kryetarit të PD është prioritet nr 1 nëse kërcënohet”, tha ai.

Paraardhëse

Duka takime në Tiranë: Pse nuk hyjmë në zgjedhje me këtë qeveri

Pasardhëse

Meta: Kryeministri duhet të jetë më i përmbajtur

Pasardhëse

Meta: Kryeministri duhet të jetë më i përmbajtur

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.