• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama dhe Voltana Ademi bëjnë “paqe”, Kryeministri gati të plotësojë të gjitha kërkesat e kryebashkiakes demokrate

20 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2.2k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Duket se ‘beteja’ për Shkodrën, mes Edi Ramës dhe Voltana Ademit, ka arritur në ‘paqe”! Kryeministri Edi Rama, e kishte etiketuar Voltana Ademin si “kryebashkiaken më të paaftë në historinë”, ndërkohë që gjatë takimit të sotëm me kryetarët e qyteteve bregdetar, kryeministri është shprehur i gatshëm t’i plotësojë të gjitha kërkesat e saj për pastrimin e mjedisit.

Kryebashkiakia e Shkodrës, Voltana Ademi, ka listuar disa prej problematikave lidhur me çështjen e grumbullimit dhe trajtimit të plehrave, gjatë një mbledhje me kryeministrin Rama dhe kryebashkiakët e tjerë.

Ademi tha problematika kryesore është grumbullimi i plehrave në 5 pika buzë lumenjve. Ajo shpreh se problematikë është dhe mbetjet nga fasoneritë e qytetit.

Sipas Ademit, autoritetet i kanë gjobitur disa herë, por sërish fasoneritë kanë depozituar mbetje në vendgrumbullime jo të autorizuara.

“Ne në Shkodër kemi pika të grumbullimit buzë lumenjve. Kemi problematikë, jo vetëm i ndot lumenjtë. Ne kemi probleme me disa subjekte të fasonierisë, kemi gjobitur me nga 200 mijë lekë.

Nuk kemi një sistem monitorimi, ne në fakt na rezulton që para dy javësh duke u ngjitur në kala, pamë grumbuj mbetjesh fasonerie. Kemi probleme me monitorimin, kemi vendosur një sistem kamerash.

Mendoj që angazhimi për monitorimin e makinave që transportojnë inerte. Shkodra është shumë e madhe. Mund të eleminojmë edhe 5 pika nga 15 që kemi patur mbetje buzë lumenjve që janë inerte dhe urbane.

Kemi angazhuar punonjës sezonalë, përveç plazheve kemi dhe lumenjtë. Kemi angazhuar punonjës 6 mujor që të mbajmë një territori të pastër. Përfundojnë tek derdhja e Bunës.

Shqetësimin për këto vendgrumbullime buzë lumenjve, duket se kryeministri Rama i është përgjigjur menjëherë. Ai i cakton detyrë drejtorit të qarkut të Shkodrës të kontaktojë me Bashkinë në mënyrë që brenda javës, këto 5 pika të mbyllen”, është shprehur Ademi.

Nga ana tij, Rama u shpreh se: “Do doja që menjëherë drejtori i qarkut të Shkodrës të kontaktojë me kryetaren e Bashkisë dhe brenda javës ato 5 pika informale grumbullimi buzë lumenjve të mbyllen. Nëse e shohim legjislacionin në fuqi, këto janë krime mjedisore që dënohen. Është e pabesueshme, pasi për fat të keq nuk është vetëm rasti i Shkodrës, që bashkia të kërkojë ndihmë dhe policia të bëjë sikur nuk kupton. Duhet që urgjentisht kjo situatë të zgjidhet.

Nëse dikush shkon në buzë të lumit dhe fillon një krim mjedisor, është përgjegjësia e Policisë që ta vendos përpara përgjegjësisë. Krimi në vetvete është në policinë e shtetit si funksion për ta goditur. Si mund ta bëjë mbylljen e një aktiviteti bashkia kur këtë tagër e ka policia e shtetit. Ne e kemi diskutuar këtë gjë”.

Një tjetër pikë e cila duket se ka “pajtuar” kryeministrin Rama me kryebashkiaken e Shkodrës, është diferencimi i mbetjeve. Voltana Ademi thotë se bashkia ka në plan implementimin e diferencimit të mbetjeve në Shkodër.

Ajo kërkoi që këtë kosto shtesë, gjysmën e saj ta mbulojë qeveria dhe gjysmën bashkia.

Ademi: “Në Shkodër kemi nisur të mbulonin 69% të territorit me shërbim, tani kemi 85% të territorit. Ne vërejmë që ka probleme me kontrata dhe me kontraktorët. Kemi bërë studim që lidhet me kosto. Ne mbulojmë kostot e shërbimit në 91% të territorit. Kemi rritur monitorimin në pikat ku mbledhim mbetjet. Kemi rritur frekuencën. Në pikun e verës kemi probleme. Mendoj se ajo që tha kryebashkiaku i Lezhës, ne duhet të rrisim kontrollet në orare. E kemi ndarë qytetin në 3 zona. E japim shërbimin 2-3 herë në javë deri në Theth. E kam thënë, dhe ndoshta po insistoj.

Do bëjmë një rishikim të planit të menaxhimit të mbetjeve. Deri në muajin mars do kemi një rivlerësim për mbledhjen derë më derë. Mund të ketë kosto më të lartë. Ky vlerësim mendojmë se do e bëjmë gati deri në muajin mars që të shohim se sa do të rritet kostoja. Do të kemi gjithmonë ata që i hedhin plehrat jashtë koshit.

Ndoshta ndihma për bashkinë e Shkodrës, nuk do të duhet të verifikohet për shërbimin e kryer pasi e mbulojmë koston. Por nëse bëjmë mbetjen e diferencuar për gjithë territorin, i kam kërkuar ministres që koston shtesë ta ndajmë përgjysmë. Kanë rezultuar të paefektshme pilotimet”.

Kryeministri Rama, është shprehur i gatshëm që qeveria të japë ndihmë për të gjithë bashkitë që synojnë diferencimin e mbetjeve, në funksion të riciklimit.

Rama: “Bashkitë që duan të hedhin një hap më të shpejtë përpara duke synuar ndarjen në funksion të riciklimit, ne do i japim mbështetjen e nevojshme. Për ne ka një interes plus, pasi nëse modeli do jetë i suksesshëm, do e transferojmë në vendet e tjera. Për Thethin mund të jetë një mundësi, pasi ata që operojnë atyu janë sipërmarrës pasi kanë ndërtuar një zinxhir sipërmarrje për turizmin, mund ta kthejmë këtë pamundësi objektive, në një shans për ti future në një process që të fitojnë të ardhura për riciklimin.

Të bëhen vetë me një guidë nga bashkia që të fitojnë ata për ndarjen e mbetjeve, që kur të shkojnë ato të bashkisë të marrin mbetetjet kundrejt pagesës. Është absolutisht e domosdoshme që të përfshijmë dhe shkollat dhe të paktën hapi i parë të bëhet me to, ku të gjitha mbetjet e shkollës të kthehen në lëndë në material”, është shprehur Rama gjatë fjalës së tij.

Paraardhëse

Rama paralajmëron ndëshkime të ashpra për ndotësit e mjedisit: Në Singapor paguajnë 10 mijë euro për hedhjen e çamçakëzit

Pasardhëse

Edi Rama nxjerr Gjergj Lucën të fyejë fermerët: Barbona, dalin në rrugë dhe nuk thonë as faleminderit

Pasardhëse

Edi Rama nxjerr Gjergj Lucën të fyejë fermerët: Barbona, dalin në rrugë dhe nuk thonë as faleminderit

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.