• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

Rama dhe Lubonja: Prishja e një miqësie që trazoi dhe mamatë

30 April, 2016
në Dosje
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ermir Hoxha

Kush ka mundur të jetë afër jetës privateve të Ramajve, e di që Anetën tre gjëra e mundojnë si zemër nëne në këto 25 vite, karshi të birit, Edit: ndarja me Matildën, gjuha e pacak batërdisëse e Berishës, si dhe prishja e një miqësie të thellë deri vëllazërore me Fatos  Lubonjën. Asaj gati nuk i besohet që, njeriu që do vinte kujën kur ta shihte Edin të gjakosur nga rrahja e asaj natë shkurti `97 e do qante me dënesë mbi shtatin e tij të dërrmuar që s’shqitej e s’shqitej dot, do shndërrohej një ditë në armik të përbetuar, duke ia kaluar me këtë status edhe viteve të arta vëllazërore me ideale të larta demokratiko-intelektuale.

Të premten paradite u konsumua një tjetër incident mes tyre, ku Lubonja ishte ndër ata të cilët nuk u la që të hynte në dëgjesën publike të mbledhjes së Këshillit të Territorit ku po diskutohej mbi projektin e stadiumit të ri, për ç’shkak lëshoi dhe përbetime alla berishane kundrejt alter egos së tij të dikurshme, me emrin Edi Rama.

Po, në zenithin e miqësisë mes tyre, ndërsa dinte të vetëpërmbahej modestisht për të veten mendje, nuk e bënte të njëjtën gjë për Ramën, duke e quajtur atë një kokë të vyer.

Dhe në do të kuptosh më së miri se ç’katastrofë morale kanë qenë e vijojnë të jenë këto vite të ashtëquajtura  tranzicioni, mjaft të shohësh se si kanë degraduar e janë shpërfyturuar miqësi të dikurshme, aleanca, partneritete deri dhe shoqërore, herë për interesat e pastra që janë cënuar për një çast, e herë për falsitete e karaktere e dobëta. Dhe kjo mes Ramës e Lubonjës është një mishërim sui generis i këtij fenomeni. Sepse ata sot nuk janë më dy miq që nuk pajtohen për aksh çështje, por që e mbajnë shoqi-shoqin qoftë dhe për një kafe a qokë familjare. Siç thuhet në popull, ata “janë ndarë për qiell e për dhe`”, dhe, vështirë se një ditë mund ripërqafohen njerëzisht, në mos jo politikisht; edhe pse Rama pak kohë më parë pat deklaruar se do i ofrohet miqësisë së vjetër me Tosin sapo të lërë politikën.

Por kur dhe si ndodhi divorci mes tyre?

Miqësia mes Ramës  dhe Lubonjës lindi që pas viteve `90, ku së bashku me të ndjerin Klosi, do shndërroheshin në “muskëtierët” e opozitarizmit intelektual të politikës së Berishës, e për më tepër, do themelonin frymën kritike nën shembullin e publicistikës së artë të viteve `30 me revistën Përpjekja, një huazim që në titull e frymë nga ajo e Branko Merxhanit.

Me një nivel të admirueshëm intelektual përçuar në një narrativë unike, ata do tentonin destruktimin e gjithë pseudokulturës komuniste në mënyrën e ushtrimit të pushtetit, të miteve historike të prodhuar po nga komunizmi dhe e quajtur frymë nacionalkomuniste, ku bashkangjitur këtyre do ishte dhe denoncimi i stilit me të cilin po qeveriste PD-ja.

Ndërkohë që një pakt xhentëllmenësh ekzistonte mes tyre, ai për të mos u angazhuar kurrë në politikë, për të mos marrë kurrë poste ekzekutive, por për ta vijuar betejën intelektuale të papërlyer nga kompromise me pushtete të ndryshme.

Por, sipas asaj çfarë u lexua në vitet ’99-`2000, Klosi me Ramën e shkelën këtë pakt, njëri duke pranuar të zgjidhet drejtor i përgjithshëm i RTSH-së, e tjetri duke u përfshirë në kabinetin “Nano” si ministër Kulture, e më pas duke u zgjedhur kryetar bashkie i Tiranës.

Dhe është ky momenti kur Lubonja vendos që antikonformizimin e tij, pikërisht atë që e kish shijuar ndër vite me në krah Ramën, ta kthente kundër tij. Vendimit të Ramës për të lyer fasadat e pallateve, Lubonja iu përgjigj me një shkrim ku i quante ato si triko leshi prej laramanisë së ngjyrave.

Më pas, ftohja mes tyre do vijonte drejt akullsisë në debatin mbi shembjen e Teatrit Kombëtar, ku Rama, gjatë një përballjeje televizive e pagëzoi Lubonjën si një “Lenin”.

Prishja e raporteve mes Lubonjës dhe Kokëdhimës ku në mes ishte “Shekulli”, ndërsa në të njëjtën kohë po ngjizej dhe miqësia e re e Edit me Koçon, e konsolidoi dhe më çarjen mes tyre. Tashmë, për Lubonjën, Edi Rama nuk ishte vetëm një tradhëtar kauze duke pranuar t’i futej politikës e të merrte nga ajo poste ekzekutive, por dhe një pushtetar që po e tundonte paraja.

Sakaq, tej asaj që dukej në opinion, zjarri i sherrit mes tyre po ndikonte dhe në familjet respektive, deri në nivele prindërore. Aneta do i lutej Lirisë që të bënte ç`mundej për ta ndalur të birin nga një yrrysh karshi Edit, duke e denoncuar me e-maile dhe ndër miq të përbashkët, me ftesën për ta braktisur shoqërinë me të.

Por fjala vjen, Klosi zgjodhi Ramën e nisi të ftohej me Lubonjën.

Tashmë, njëri prej tyre, Klosi nuk jeton më; tjetri, Rama është në majën më të lartë të ambicies për pushtet në të qënit kryeministër; ndërsa Lubonja vijon me stoicizëm misionin e tij të inteltkaualisht të angazhur për ndryshim, por kurrë me poste e pushtet. Edhe një i tillë që iu ofrua me votim parlamentar në vitin e dytë të qeverisjes së Berishës, në 2006-ën, ai i postit të kreut të bordit të RTSH-së, nuk qe i thënë ta merrte për shkak të votës kundër të së majtës. E refuzoi shoqëruar me devizën morale “jam i ligjshëm, por jo legjitim”, për të vijuar të mbetet në llogoren e publicistikës si një i palumtur i përjetshëm për çfarë bëjnë pushtetet me vendin e tij. /tesheshi.com/  

Paraardhëse

Vrau pronarin e servisit, 21 vite burg ish-oficerit të SHISH

Pasardhëse

Panairi i Punës, Klosi: 8 mijë vende pune u negociuan në dy ditë

Pasardhëse

Panairi i Punës, Klosi: 8 mijë vende pune u negociuan në dy ditë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.