• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Rama dëshmon në Komisionin Hetimor për CEZ

29 December, 2016
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama po dëshmon në komisionin hetimor të CEZ. Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Komisionit Edmond Spaho për të dëshmuar dhe po pyetet për zgjidhjen e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe çekëve me marrëveshje, duke shmangur arbitrazhin.

Rama u shpreh në Komision se, “Shpjegimi i ministrit Gjiknuri për procesin nga A tek Zh e konfirmoj plotësisht”

Pyetjes se pse u synua zgjidhja e marrëveshjes me mirëkuptim dhe nuk u zgjodh cështja e të ndjekurit me procedurë gjyqësore, Rama u shpreh se, “Kjo është shpjeguar vazhdimisht. Konteksi në të cilin ne morëm detyrën impononte një ndërhyrje sa më të shpejtë për një situatë të komplikuar. Mos harrojmë që në tetor të 2013 , humbjet ishin rreth 50%, që situata financiare ishte ajo që ishte dhe u detyruam të thërrasim zjarrfikësit e FMN-së, që Banka Botërore kërkonte me këmbëngulje një zgjidhje të shpejtë. Prandaj zgjodhëm zgjidhjen miqësore të konfliktit. Mbi të gjitha rrezikonim një kolaps energjetik dhe financiar, nuk kishim asnjë shans të merrnim mbështetjen për investime, por që i morëm dhe po i bëjmë falë kësaj zgjedhjeje”.

“Pozicioni i shoqërisë shqiptare ishte dobësuar në mënyrë të pariparueshme. Pala tjetër, CEZ-i kishte çelur një proces pas një shpronësimi të dhunshëm të paligjshëm. Të gjitha rrethanat dhe arsyetimet e bëra me gjithë faktorët na dhanë këtë konkluzion i cili është mbështetur nga sekretariati i energjisë në Vjenë e kjo marrëveshje është bërë me prezencën e zv/drejtuesit të sekretariatit si palë e tretë në mënyrën më koherente të mundshme. Nuk besoj se sekretariati i energjisë do duartrokiste një marrëveshje që do ishte e dëmshme për publikun shqiptar”, tha Rama

Duke folur për grupin negociator, Rama u shpreh se, “grupi negociator dhe i punës kanë trajtuar me kujdes me të madh të gjitha letrat, mendimet dhe kanë bërë më të mirën për vendin tonë. Pikëpamja prevaluese ishte zgjidhja miqësore e një konflikti ku Shqipëria nuk kishte asnjë shans të fitonte nëse do shkonte në rrugën e çelur nga pala tjetër e cila na kishte ftuar në arenë pasi iku me dhunë nga Shqipëria. Vendimi u mor nga i gjithë grupi që ishte ngarkuar të marrë vendimin”.

I pyetur nëse ka qenë kusht i zgjidhjes se marrëdhënies me CEZ statusi i vendit kandidat ne BE nga Cekia, Rama tha se, “Është e vërtetë dhe nuk mendoj që është diçka për tu çuditur duke parë si funksionon BE dhe shtetet europaine që qeveria çeke ka pasur një pozicion shumë të ndjeshëm në raport me Shqipërinë për shkak të kësaj çështje. A do të qëndronte qeveria çeke në pozicionon bllokues sikur marrëveshja të mos ishte zgjidhur para votimit, këtë nuk e di. Por ekziston mundësia që qeveria çeke të përdorte veton. Kam informuar disa nga vendet kryesore anëtare duke e quajtur të papranueshëm persionin e qeverisë çeke. Ambasadores çeke i kam bërë të qartë që me presion jo ju, por bashkë po të bëheni të gjithë, nuk merrni asgjë”.

Paraardhëse

Rama: Në 3 vitet e ardhshme do të investojmë 1 miliard euro, do të ketë një boom ekonomik

Pasardhëse

KQZ: U hiqet mandati Elvis Roshit, Shkëlqim Selamit dhe Dashamir Tahiri

Pasardhëse

KQZ: U hiqet mandati Elvis Roshit, Shkëlqim Selamit dhe Dashamir Tahiri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.