• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama: Bilanci i humbjeve nuk ka përfunduar, por lus Zotin të ketë njerëz në rrënoja që akoma marrin frymë

26 November, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një konferencë për shtyp pasi vizitoi personat e plagosur nga tërmeti në Spitalin e Traumës ku u shpreh se ajo e sotmja ishte një nga netët më të këqija që nuk mbahej mend prej kohësh për kombin shqiptar.

Sipas kreut të qeverisë kjo është një ditë e njerëzve të zakonshëm dhe atyre me uniforma të të gjitha llojeve të cilët u angazhuan maksimalisht për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja.

Edi Rama u shpreh se bilanci i viktimave nuk ka përfunduar dhe shpreson që të mos ketë përfunduar as gjetja e njerëzve ende të gjallë nën rrënoja

“Për fat të keq bilanci i humbjeve nuk ka përfunduar, por lus Zotin të mos ketë përfunduar dhe bilanci i jetëve të shpëtuar, ku mes rrënojave shpresoj të ketë njerëz që ende marrin frymë”, shtoi Rama.

Kreu i qeverisë falënderoi dhe vendet partnere për solidarizimin e tyre në këtë moment të vështirë. Po ashtu ai tha se shpallja e gjendjes së emergjencës është vetëm një akt, por sipas tij tani synimi është shpëtimi i sa më shumë jetë njerëzish.

Deri më tani bëhet fjalë, sipas të dhënave zyrtare për të paktën 21 persona që kanë humbur jetën. Prej tyre, 12 janë në Durrës, në një pallat të shembur brenda qytetit, në një hotel në zonën e Plazhit, në një vilë në zonën e Kënetës dhe në zonën e Konvaleshencës po në pjesën e plazhit.

Ndërsa 7 persona, 2 gra të moshuara, dhe pesë persona të tjerë, mes të cilëve dhe një fëmijë, janë gjetur në rrënojat e tre pallateve të shembur në Thumanë. Një person ndërkohë mësohet se ka humbur jetën në Kurbin.

Në ndërkohë vijojnë operacionet e shpëtimit, ku deri më tani është bërë e mundur të nxirren të gjallë 43 persona, mes të cilëve dhe fëmijë./Opinion

Paraardhëse

“Të mblidhet menjëherë qeveria”, Luan Rama kërkesë urgjente ndaj kryeministrit dhe lëshon thirrjen e fortë për socialistët

Pasardhëse

Këto janë forcat turke që u nisën për të ndihmuar Shqipërinë (FOTO)

Pasardhëse

Këto janë forcat turke që u nisën për të ndihmuar Shqipërinë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.