• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama, ballafaqim me 4 gazetarë grekë, pritet tension për temat e nxehta Athinë-Tiranë

21 November, 2016
në Aktualitet
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në mungesë të një takimi me homologun e tij Cipras, kryeministri shqiptar Edi Rama ka vendosur t’i drejtohet popullit grek përmes mediave të vendit fqinj.

Të martën në mbrëmje ai do të jetë personazhi kryesor i emisionit “Histori” që përbëhet nga një katërshe gazetarësh të njohur të shypit grek, raporton Respublica.

Intervista me kryeministrin shqiptar ka disa ditë që anonçohet në televizioni “Skai” ku të martën në mbrëmje Edi Rama do të flasë për çështjet që shqetësojnë marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Deklaratat e kryeministrit shqiptar muajt e fundit kanë zënë faqet e para të shtypit grek që nuk kanë hezituar ta cilësojnë kryeministrin e Shqipërisë si një politikan nacionalist që po mban një kurs tensioni dhe përplasje me Greqinë.

Të martën në mbrëmje kryeministri pritet t’i përgjigjet interesimit të gazetarëve grekë për disa nga çështjet që preokupojnë të dy vendet, duke nisur nga marrëveshja e detit, tek çështja çame e deri tek arrestimi i dy nëpunësve të ministrisë së Jashtme shqiptare që transportonin tekste shkollore, të cilat Gjykata e Janinës i çmoi si materiale propagandistike.

Duhet thënë se paneli i gazetarëve në këtë emision kanë njohje shumë të mirë të marrëdhënieve shqiptaro-greke.

Drejtuesi i emisionit Aleksis Papagelas ka qenë për shumë vite korrespondent i televizionit Mega në Uashington, Pavlos Cimas po ashtu, gazetar me origjinë arvanite ka njohje të thellë mbi çështjet shqiptaro-greke si dhe gazetari Tasos Teloglou, i cili ka ndjekur në veçanti çështjen çame duke qenë i pranishëm me intervista edhe në mediat shqiptare.

Qasja e tij ka qenë kundër linjës zyrtare dhe për këtë jo vetëm ai por edhe dy gazetarët e tjerë janë etiketuar si proamerikanë. Gjithsesi ballafaqimi të martën në mbrëmje me kryeministrin shqiptar ka zgjuar interes për të parë deri ku shkon vendosmëria e kryeministrit të Shqipërisë për të prezantuar qasjen e tij si një politikë në funksion të slloganit “zero probleme me fqinjët”.

Paraardhëse

KLD refuzon Ina Ramën, debatet me Nishanin: Po krijon precedentin e mosnjohjes së vendimit të gjykatave…

Pasardhëse

Shpërthen deputeti socialist kërkon dorheqjen e Beqajt: S’mund të mbajmë kosto tekat dhe arrogancën e ministrit!

Pasardhëse

Shpërthen deputeti socialist kërkon dorheqjen e Beqajt: S’mund të mbajmë kosto tekat dhe arrogancën e ministrit!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.