• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama: 8 mijë vende në dispozicion të punëkërkuesve

28 April, 2016
në Aktualitet
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rama: 8 mijë vende në dispozicion të punëkërkuesve

Bashkia e Tiranës në Bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë çelën të enjten në Pallatin e Kongreseve Panairin e Punës – 2016, me pjesemarrjen e 130 kompanive dhe bizneseve që paraqesin oferta punësimi në sektorë të ndryshem, të tregtisë, hotelerisë, turizmit etj.

I pranishëm në hapjen e këtij Panairi, Kryeministri Rama tha se janë 8 mijë vende pune në dispozicion të punëkërkuesve, duke sqaruar se bizneset kërkojnë njerëz profesionistë.

“Është bërë një përpjekje e vazhdueshme e qeverisë për të ngritur një urë solide mes biznesit dhe punëkërkuesve. Në këtë panair ka nga të gjitha llojet e ofertave, Panairi i kaluar realizoi vetëm gjatë ditëve të funksionimit të tij, me ndërmjetësim mes sipërmarrjes dhe punëkërkuesve një numër mbresëlënës që rezultoi të jetë 800 punësime të menjëhershme dhe të tjera u realizuan pas tij”, tha Rama.

Këtë vit, theksoi kryeministri, “Panairi ka risi bashkëpunimin mes Ministrisë së Mirëqenies dhe Bashkisë së Tiranës. Këtë vit kemi rritje të sipërmarrësve dhe sot janë 130 sipërmarrje të suksesshme. Ata kërkojnë njerëz të kualifikuar, vijojnë të kenë problem mungesën e njerëzve të kualifikuar.

“Në këtë panairi janë 8 mijë vende pune në dispozicion të punëkërkuesve”, theksoi kryeministri.

Klosi: Në zyrat e punës, 31 mijë kërkesa për vende të reja pune

klosi 1Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në ceremoninë e hapjes u shpreh se “Janë 31 mijë kërkesa për vende të reja punë në zyrat e punës në vend”.

Në Shqipëri ka punë, por nuk ka profesionistë. Kudo binzesi ka nevojë për profesionistë”, tha Klosi.
Ministri Klosi theksoi po vijon puna për reformimin e zyrave të punës në të gjithë vendin.

“Kemi 5 fishuar fonde për nxitjen e punësimit”, tha ndër të tjera Blendi Klosi, ndërsa vuri në dukje se ky event që do të qëndrojë i hapur nga data 28-30 prill, do të jetë mundësia më e madhe e biznesit për të pasqyruar të gjithë ecurinë e tij, prej nga nisja deri tek arritjet më të suksesshme në infrastrukturë, teknologji, inovacion, etj.Lider të kompanive shqiptare, administratorë të ndryshëm, do të jenë në një prezantim face to face me publikun e gjerë për të shpjeguar të gjithë ecurinë dhe rrugën e këtij suksesi.

Në këtë aktivitet marrin pjesë bizneset me të suksesshme, të cilat dotë kenë mundësi te promovojnë shërbimet dhe aktivitetin e tyre, si dhe të vendosin në dispozicion të publikut vendet e lira të punës të cilat ato disponojnë duke i plotësuar ato me burimet më të mira njerëzore.

vijon/

Paraardhëse

Kuvend / Nis seanca, mungon opozita

Pasardhëse

VIDEO/ Shoferja sherr me policen: Pse gënjen o mashtruese

Pasardhëse
Shoferja sherr

VIDEO/ Shoferja sherr me policen: Pse gënjen o mashtruese

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.