• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Rama: 17 gjykatës e prokurorë i ikën Vetingut, s’kemi parë gjë akoma

23 March, 2018
në Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit që mori Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për gjyqtarin Fatos Lulo i cili u përjashtua nga Gjykata Kushtetuese, pasi nuk justifikoi dot pasurinë e tij qindra mijëra dollarë.

Përmes një statusi në facebook Rama thotë se kjo është një nisje e mbarë dhe të gjithë shqiptarët që besojnë tek Vettingu duhet të ndjehen mirë.

“Të gjithë shqiptarët që e mbështetën fort Vetingun, sot duhet të ndjehen mirë sepse nisja është e mbarë? Pas 17 gjykatësve e prokurorëve që i ikën Vetingut pa filluar, procesi nisi e i pari që u mor në pyetje s’e justifikoi dot pasurinë dhe ra! Jam i bindur s’kemi parë gjë akoma??”.– shkruan Rama në Facebook.

Gjyqtari Fatos Lulo u përjashtua nga Gjykata Kushtetuese, pasi nuk justifikon dot pasurinë e tij qindra mijëra dollarë.

“Në përfundim të procesit të rivlerësimit, trupa gjykuese vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit të Fatos Lulos, anëtar i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në vendim që u mor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Dy ditë më parë, Lulo ishte thirrur në seancë dëgjimore të vetingut, por nuk u paraqit para trupës gjyqësore të KPK-së, ndërsa kishte dërguar si mbrojtës avokatin e tij.

I kaluar në filtrat e KPK-së prej 5 muajsh, së bashku me aftësitë profesionale, lidhjet e tij dhe pasuritë, gjyqtarit kushtetues iu përmend si i dyshimtë vetëm burimi i pasurive.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, tha relatorja Etilda Çiftja, konkludon se Fatos Lulo ka kryer deklarim të rremë, përsa kohë nuk dihet burimi i pronave.

Për këtë u numëruan në seancë si pasuri të gjyqtarit kushtetues shuma prej 100 mijë dollarësh që iu dhurua nga e motra Drita Lulo dhe kontrata e borxhit prej 480 mijë dollarësh me të cilën ishte planifikuar të blihej shtëpi në Toronto të Kanadasë.

Skeda e pasurisë së Fatos Lulos: Si i ka “dhuruar” qindra mijëra dollarë, e motra…

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo ishte gjyqtari i parë që zhvilloi seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të mërkurën, si pjesë e procesit të vetingut.

Lulo ka ushtruar profesionin e avokatit dhe të anëtarit të Këshillit Kombëtar të Radio-Televizionit, përpara se të përfshihej në sistemin gjyqësor si anëtar i Gjykatës së Lartë në vitin 2005. Prej vitit 2013 ai kryen detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike [bashkangjitur në PDF] paraqet ndryshimin e pasurisë së gjyqtarit Fatos Lulo përgjatë viteve të deklarimit 2003-2015.

Paraardhëse

Vettingu “pret kokën e parë”, gjykatësi shkarkohet pasi nuk justifikon dot “dhuratat”

Pasardhëse

Mori peng 10 persona në jug të Franës, vritet terroristi në luftë me policinë

Pasardhëse

Mori peng 10 persona në jug të Franës, vritet terroristi në luftë me policinë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.