• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Qytetarin e kërcënuan pasi filmoi incidentin në takimin elektoral të PS-së, reagon Alizoti dhe zbulon çfarë fshihet pas frikës së tij të madhe

5 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
276
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një person i quajtur Xhimi Gishti deklaroi sot se ndihet i kërcënuar pasi ëhstë bërë publik një filmim që ai ka realizuar gjatë një takimi me ministrin Blendi Klosi në Berat, ku një qytetar shprehte pakënaqësitë e tij ndaj PS-së.

Frika e tij qëndronte tek familja dhe serat që ka në pronësi, pasi u shpreh se ka frikë mos i dëmtojnë të mbjellat.

Ndërkohë, pak pas kësaj interviste, po në “Neës24”, reagoi drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Berat, Tomor Alizoti.

Ai tha se Partia Demokratike do e mbrojë Gishtin me të gjitha mënyrat, e shtoi se PD është duke survejuar lëvizjet e policisë dhe sipas tij, të gjitha shkeljet do të ndëshkohen.

-Ne bëmë publike frikën e një qyteti dhe kërcënimet që ka marr, se ka pasqyruar atë që ka fiksuar në telefonin e tij, ku një person ankohej tek Blendi Klosi. Ai dialog është fiksuar nga një tjetër qytetar, i quajtur Xhimi Gishti. Por ky i fundit u shpreh i frikësuar për serat dhe familjen. Çfarë mendoni për këtë zoti Alizoti?

Tomor Alizoti: Reagimi im është normal, një qytetar i është çuar drejtuesit të qarkut të PS dhe i ka shprehur kritikat që ka pasur në lidhje me qeverinë, një gjë normale për demokracinë, një gjë që ai e ka ndier. Kjo është filmuar nga një qytetar tjetër që ka qenë prezent, në këtë rast Xhimi Gishti. Kjo ka bërë bujë, pasi dhe zoti Klosi çohet dhe kërkon që të fshihet video. Zotëria deklaron se është kërcënuar dhe mbështetje ka kërkuar nga unë. Ai ka shumë frikë, në zonat larg Tiranës, kërcënimi është prezent. Ai është ndjerë i kërcënuar, ai e ka bërë publike këtë kërcënim. Unë isha në disa takime dhe policia do e shoqëronte. U konsultova me drejtues të lartë të policisë. U lidha me njerëzit, zotëria është i shokuar.

-Nga se ka frikë? Ai përmendi edhe serat?

Tomor Alizoti: Ai ka frikë sepse në zonat jashtë Tiranës njerëzit kanë frikë, PS ka elementë të krimit dhe policinë e përdor. Ai ka frikë për serat, sepse jeton në një zonë të vogël dhe ka frikë. Unë takoj njerëz dhe fshihen sepse thonë na bëjnë video e na heqin prej pune. Ajo që bëri zotëria është normale, ky fakt ka tërbuar policinë dhe PS, duke kërkuar ta arrestojnë

-Si do e mbroni këtë qytetar?

Tomor Alizoti: Ne do e mbrojmë duke e bërë në mënyrë publike dhe duke ndëshkuar nesër personat që e kanë kërcënuar. Policia po bëhet pjesë e kërcënimit, edhe mua më kanë bërë video por nuk kërcënoj njeri. Ne jemi duke survejuar të gjitha lëvizjet e policisë. Njerëzit nuk duhet të kenë frikë, në demokraci njerëzit janë të lirë, ai ka thënë thjesht që jam kërcënuar, s’ka dëmtuar njeri.

Paraardhëse

“Po ju mbaron vaji i kandilit”, Spaho paralajmëron ashpër Ramën dhe Peleshin pas telefonatës së sotme në makinë: Boll mashtruat

Pasardhëse

Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 Prillit! Ambasadorja Yuri Kim del me mesazh të fuqishëm

Pasardhëse

Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 Prillit! Ambasadorja Yuri Kim del me mesazh të fuqishëm

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.