• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Qytetari i kërkon llogari Ramës: Çua u bë atë tepsinë dhe pse del vetëm ti në TV, ke administratë a jo?

7 May, 2018
në Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një tjetër qytetar në Lezhë, për çështjen e administratës.

Rama: Pse bërtet ti shoku? Se atë(parafolësin) e sajdisa shumë se ka bërë hap të madh, nga djathtas majtas, po ti ke qenë gjithmonë majtas, s’të sajdis fare. E para ti duhet të kuptosh që kur flasin grate, burrat duhet të heshtin.

Qytetari: E para, a ka vend ne NATO që si trajton ushtarakët me status të vecante? 194 mijë lekë marr, për 35 vjet pune. E dyta, u bënë 6 -7 muaj, a mund të na thoni në çfarë pjesë është kjo e tepsise qe eshte cuar për skrap? Se jemi dhe të painformuar, dhe të pakënaqur.

Rama: Nëse ke ndonjë shqetësim konkret.

Qytetari: E kam në përgjithësi. E treat, bëtë mirë që kërkuat falje për rrugën e Kukësit, pyetja ime, pse këtë punë që u bë atje, që u la të shkatërrohej dhe prona, kjo administrata juaj, pse duhet të dilni vetëm ju? A keni administratë ju? Po se zuri vendin puna sqaruese e administratës suaj, do e zëjë opozita duke i genjyer.

Rama: E para, nëse dal unë s’do me thënë që s’dalin dhe të tjerët, por varet ca jep televizori. Të gjithë përpiqen të bëjnë punën e tyre, por jo të gjithë i jep TV.

E dyta, përgjegjësia s’ishte administrative, por ishte si u administrua ai proces dhe në fund të ditës s’jam unë nga ata që i ikin përgjegjësisë.

Më vjen natyrshëm ta marr unë pergjegjësinë. Edhe kjo fushatë, që nëse do shkosh në një takim tjetër ku s’do jem unë, mund të jetë Lindita e Pjerini, mos prit të jetë në TV.

Ne s’do e bëjmë këtë fushatë për të bërë premtime, por për të debatuar e për të thënë ca kemi bërë e për të nxjerrë secili mësimet e veta.

Sa i përket tepsisë, ka dy anë. Njëra të lehtësojmë maksimalisht ngarkesën burokratike, të ulim sa më shumë ndërveprimet mes qytetarëve dhe shtetit, më pak dokumente që kërkohen, të rrisim mundësinë për t’i marrë shërbimet përmes internetit e celularit në xhep.

Tani te njerezit, vullneti jonë, imi për ta çuar tepsinë për skrap është i plotë, por varet edhe nga ju, pra varet sa njerëzit duan të marrin pjesë në këtë proces.

Nëse shkon në një zyrë dhe s’pajtohesh me vonesën, sjelljen e keqe, por direkt, se mundësinë ua kemi dhënë, hap telefonin, Shqipëriaqëduam.al, shkruaj ankesën konkrete dhe nëse s’merr përgjigje për 10 ditë e nuk ikën nga puna kush të ka rënë në qafë, atëherë të kam borxh.

Ka akoma probleme se po të mos kishte, do ishte magji. Ndryshimi i administratës është sfida më e vështirë, këtë duhet ta bëjmë bashkarisht, se e bëjmë shumë më shpejt.

Paraardhëse

A është shitur te kinezët hotel “Plaza” në Tiranë? Flet për herë të parë pronari

Pasardhëse

Çfarë po ndodh me Monikën?! Militantët e LSI tani ankohen te Berisha

Pasardhëse

Çfarë po ndodh me Monikën?! Militantët e LSI tani ankohen te Berisha

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me ndërtuesit i vendosi atyre vijën e kuqe për respektimin e lejeve dhe standarteve...

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.