• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Qeveria shtrëngon rripin për të varfrit, ulet pagesa e ndihmës ekonomike

31 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT në tremujorin e tretë të vitit u trajtuan me ndihmë ekonomikë 52.9 mijë familje në të gjithë vendin, ose 174 familje më pak se në tremujorin e dytë. Në raport me të njëjtën periudhe të një viti më parë numri i familjeve që u trajtuan me ndihmë ekonomike ishte 34 për qind më i ulët, ose 27.5 mijë familje më pak.

Në tremujorin e tretë pagesa mujore e ndihmës ekonomike ra me 3% në raport me tremujorin e dytë të vitit 2018. Të dhënat zyrtare tregojnë se masa mujore mesatare e ndihmës ekonomike në tremujorin e tretë ishte 5,081 lekë nga 5,247 lekë që ishte në tremujorin e dytë.

Në fillim të vitit të kaluar qeveria aplikoi një reformë në ndihmën ekonomike e cila do të reduktonte numrin e përfituesve me qëllim rritjen e përfitimeve për familjet me nevoja ekstreme. Por duket se skema ka funksionuar vetëm në njërën anë, të atë përjashtimit nga ndihma, teksa përfitimet janë rreth 5,100 lekë nga rreth 4,200 lekë që ishin më 2016.

Një auditim pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nxjerrë në pah se përfituesit e ndihmës ekonomike që është në varësi të këtij institucioni paguajnë tarifa vërtetimesh që në disa raste janë aq sa masa e përfitimit. Referuar auditimit Kontolli i Lartë i Shtetit nënvizon se këto vërtetime lidhen me fëmijët që familjet përfituese kanë nëpër shkolla apo vaksina të realizuara kanë kosto që imponohen nga institucionet që i lëshojnë ato.

“Nga auditimi i disa dosjeve të përfituesve, rezultoi se përfituesit e ndihmës ekonomike të cilët marrin vërtetim në shkollë për fëmijët e tyre (2 herë në vit) për ndjekjen e arsimit bazë dhe vërtetim për çdo vaksinë të realizuar për fëmijët e tyre, në zbatim të neneve 8 dhe 9 të vendimit nr.955, datë 7.12.2016, të ndryshuar, paguajnë tarifat që kanë vendosur vetë institucionet për kryerjen e këtyre shërbimeve (lëshimin e vërtetimeve), të cilat janë shpesh herë të barabarta me përfitimin e përcaktuar” thuhet në raportin e KLSH.

Duke e konsideruar korrigjimin e kësaj pjese sit ë një prioriteti të lartë ky institucion ka rekomanduar që Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të nënshkruajë një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në mënyrë që për institucionet në varësi të tyre për familjet në ndihmë ekonomike vërtetimet të lëshohen pa pagesë.

Një tjetër pikë që KLSH nënvizon në raportin e auditit lidhet me administratorët shoqërore të cilët duhet të bëjnë plotësimin e formularit të vërtetimit social ekonomik në familje. Në disa raste ky formular I cili duhet të plotësohet dy herë në vit edhe nga familjet rezulton i konfirmuar vetëm nga njëra palë dhe nga ana tjetër administratorët vetë kanë shfaqur vështirësi në plotësimin e tij. Kjo është argumentuar me mungesën e trajnimeve të mjaftueshme për këtë aspekt./Monitor

Paraardhëse

Si do jetë moti natën e ndërrimit të viteve? E zbulojnë sinoptikanët

Pasardhëse

Icardi i thotë lamtumirë Interit?

Pasardhëse

Icardi i thotë lamtumirë Interit?

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.