• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Qeveria serbe përkrah Vuçiçin: Serbia nuk dëshiron luftë të re për Kosovën

27 May, 2018
në Kosovë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qeveria e Serbisë i ka dhënë mbështetje presidentit  Aleksandar Vuçiç, pas deklaratës së kreut të shtetit se do të luftojë kundër mbajtjes së konfliktit të ngrirë me Kosovën, sepse nuk dëshiron luftëra të reja.

Serbia duhet të bëjë gjithçka për të parandaluar konflikte të reja me autoritetet e Prishtinës dhe presidenti Aleksandar Vuçiç e ka mbështetjen e ka mbështetjen e ministrave të Qeverisë së Serbisë, sepse, siç thonë ata, tash më së paku ju duhen konfliktet dhe një luftë për Kosovën, raporton gazeta serbe “Kurir”.

Presidenti serb më parë ka thënë se do të bëjë çmos për të luftuar ndaj qëndrimit të 80 për qind të popullatës, që mendojnë se Serbia duhet ta mbajë konfliktin e ngrirë, përcjell Telegrafi.

“Sepse, një ditë kur të shkrihet [konflikti], nuk dua të jem përgjegjës për një luftë të re dhe nuk dua që kjo të ndodhë në Serbi. Nuk do të marrë një vendim kundër popullit tonë, por do të përpiqem për të bindur shumicën se paqja dhe stabiliteti janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër”, tha Vuçiç.

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç thotë se konfliktet e hapura janë diçka që më së paku i duhet Serbisë, por nuk do të pajtohen me poshtërim.

“Të gjitha përpjekjet e udhëheqjes shtetërore tregojnë se Serbia është e vendosur të kapërcejë konfliktin e ngrirë. Vuçiç ka të drejtë kur thotë se kjo nuk do të jetë aspak e lehtë, por kjo nuk do të thotë se është e pamundur. Nuk duam të rrezikojmë konfliktet në rajon. Megjithatë, edhe zotërinjtë në Bruksel duhet të dinë se ne nuk jemi fëmijë, të cilëve do t’u japin një sheqerkë, për shkak se na kanë thënë ‘do të anëtarësoheni në BE’ dhe pastaj ne të harrojmë Kosovën”, tha Daçiç.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç beson se në kushtet komplekse gjeopolitike, Serbia duhet të gjejë mënyrën më të mirë për të siguruar mbijetesën dhe përparimin e saj.

“Kemi nevojë për një zgjidhje të përhershme për çështje të hapura në rajon, në mënyrë që të krijojmë kushte për zhvillim demokratik dhe ekonomik. Kjo është arsyeja pse konflikti i ngrirë nuk është një opsion. Fjala kyçe në gjithë këtë është kompromisi”, tha ai.

Paraardhëse

Aksident tragjik në Laç, vdesin 2 të rinj, plagosen 2 të tjerë

Pasardhëse

Humbet jetën aktori i famshëm i “Ertugrul”

Pasardhëse

Humbet jetën aktori i famshëm i “Ertugrul”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.