• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Qeveria mes dy zjarreve!

4 August, 2017
në Opinion
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Shqipëria po përsërit traditën e frikshme të çdo viti, kur në muajin gusht, zjarret ndezin shpatet e maleve dhe vënë përpara pyje dhe kullota, duke shkretuar gjithçka. Gjeografikisht, Shqipëria është një vend i cili nuk duhet të ketë kaq problem zjarret, por faktikisht, pas vitit 1991, ato po kthehen në shfarosëse masive të pyjeve dhe kullotave.

Arsyeja është më shumë se banale. Disa barinj shqiptarë, e kanë të mbushur mendjen top, që kullotat duhen djegur në fund të korrikut, që të bëhet bar i njomë pasi të bjerë shi dhe ta kenë më të lehtë të kullosin bagëtitë në vjeshtë. Shtoji dhe legjendën se djegia i bën mirë tokës, dhe ne jemi tani të ekspozuar para një fenomeni të papërgjegjshëm, që po rrënon vendin.

Përballë kësaj papërgjegjshmërie, gjendet një shtet i pafuqishëm, i papërgatitur, i paditur dhe i pamësuar me përballimin e emergjencave civile në mënyrë profesionale. Zjarrfikësit shqiptarë janë aq të paktë, aq të pakualifikuar dhe aq të pambështetur në punën e tyre, sa konsiderohet vend pune me mik për të ndenj rehat.

Bashkitë kryesore të Shqipërisë vetëm këtë vit, kanë ngritur zyrat e tyre të zjarrfikësve, por dhe ato, për të punësuar ndonjë militant.

Shqipëria nuk ka asnjë avion çistern për të fikur zjarret në pyje, asnjë helikopter të tillë dhe asnjë personel flote të përgatitur për operacione të tilla.

Dhe ndërsa pyjet gjenden mes zjarresh, qeveria gjendet mes dy zjarresh, mes barinjve të papërgjegjshëm që djegin pyjet dhe pafuqisë së saj për të përballuar situatën.

Të parët nuk ke si i ndërgjegjëson përveçse me një ashpërsim ekstrem të Kodit Penal për zjarrvënie të qëllimshme. Dënime të tilla duhet të shkojnë në maksimum, për t’u bërë shembull dhe për t’i kujtuar kujtdo, se çdo të thotë t’i vësh zjarrin një mali dhe të ikësh në shtëpi e ta sodisësh, se çfarë ke bërë.

Nga ana tjetër, ky operacion duhet shoqëruar me kontrollin mbi territorin, të shoqëruar me përgjegjësi ligjore. Barinjtë që marrin kullotat me qira duhet të arrestohen, nëse ata nuk gjejnë kush e ka vënë zjarin. Ata janë përgjegjës jo vetëm për të kulltour bagëtitë, por edhe për ta ruajtur atë territor. Kuadri ligjor duhet të forcohet në ekstrem dhe duhet të shoqërohet me një debat të fortë publik, që ky fenomen të marrë fund. Çdokush kur fut dorën në xhep e prek shkrepsen, duhet të kujtohet se e pret burgu, njësoj si atë që fut dorën në brez e nxjerr pistoletën për të vrarë.

Arrestime tre mujorëshe dhe nxjerrja në TV e disa idiotëve që vënë zjarre, nuk zgjidh gjë. Ajo kategori qytetarësh gdhendet vetëm po e kuptoi se ligji mund t’i marrë gjithë jetën që i ka mbetur, njësoj si ai pyllit.

Qeveria duhet ta marrë seriozisht ngritjen e një trupe profesionistësh për emergjencat civile të zjarreve e përmbytjeve. Zjarrfikësi shqiptar duhet të shkojë drejt modelit të zjarrfikësit perëndimor, që është heroi i qytetarëve. Ata duhet të mirëpajisen, të kenë një flotë ajrore dhe tokësore, të aftë të depërtojë në çdo cep të vendit, dhe të kenë një hartë të veprimit për gjithë territorin që mbulojnë, në rast rreziku.

Në situatën që gjendemi ne sot, nuk kemi asnjë trup zjarrfikësish të aftë të depërtojnë në territorin që mbulojnë dhe kam frikë se kanë shkelur aty, vetëm kur bie zjarr. Investimi tek ta, duhet të jetë një prioritet kombëtar, pasi në një shoqëri të mbushur me rreziqe pafund, mungesa  e një trupe profesionistësh zjarrfikësish, e shton panikun dhe papërgjegjshmërinë e shoqërisë ndaj fatkeqësive të tilla. Dhe mbi të gjitha, duhet të kuptohet se zjarrfikësi nuk është vend pune për ndere nga kryetarët e bashkive apo emergjencat civile. Është një hero i qytetarëve që duhet ta meritojë atë emër. Një hero, që në këtë vend nuk ka lindur ende dhe nuk e lënë të lindë.

Paraardhëse

Kemi njollosur fjalën

Pasardhëse

Ky është Skëndërbeu europian

Pasardhëse

Ky është Skëndërbeu europian

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.