Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas kërkesës që qeveria do të dërgojë në Parlament një propozim për të zgjatur gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore deri në 23 qershor.
Kjo sipas Manjanit nuk qëndron pasi zgjatja nuk mund të jetë më shumë se afati prej 30 ditësh. Çdo gjë tjetër sipas tij është abuzim.
Postimi i Manjanit:
“Gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk mund të vendoset e as të zgjatet sipas qejfit, por sipas rregullave.
Këtu kam bashkëlidhur dy nene. Njëri me numër 174 që i përket Kushtetutës së Republikës dhe tjetri me numër 18 që i përket ligji 45/2019 “për Mbrojtjen Civile”.
Të dyja këto nene kanë në përmbajtjen e saj një sentencë ndaluese. Të dyja saktësojnë se ” Këshilli i Ministrave NUK MUND të vendosin gjendjen e fatkeqsisë natyrore për me shumë se 30 DITË..”
Pra edhe njëherë: 30 DITË!!!
Nëse situata e imponon që duhet një zgjatje të këtij afati, të dyja këto nene sqarojnë se “….mund të zgjatet ppr vetëm me pëlqim të Kuvendit”.
Pra mund të zgjatet, por zgjatja nuk mund të jetë më shumë se afati prej 30 ditësh. Lexojini prap! ” Jo më shumë se 30 ditë”. Zakonisht është më pak, ose aspak.
Pra zgjatja smund të jetë më e madhe se afati i parë. Nëse prap do ketë nevojë për shtyrje, pra edhe pas shtyrjes së parë,mund të kërkohet një tjetër.
Por jo të vendoset sa të ketë qejf qeveria.
Këto dy nene janë baza e kërij arsyetimi. Kush do të arsyetojë në bazë të llogjikes së ligjeve, kuptohet.
Çdo gjë tjetër është abuzim.
Qeveria është ende në kohë ta konsiderojë propozimin e saj pas ti ketë lexuar këto nene.
Kuvendi e ka detyrë të mos lejojë shkeljen e tyre.
Presidenti ka radhën të tregojë se është vërtetë me popullin(siç i tha Ai) dhe me Kushtetutën(siç ka thënë vetë).
Opozita e ka detyrë demokratike të mos pranojë një standart antikushtetues.
Si të duan! Por këto janë ligjet e shtetit!” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post