• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Qeveria i vendos kusht studentëve që fitojnë bursa, ministrja Kushi del me paralajmërimin e fortë: Duhet të punoni në Shqipëri të paktën tre vite pas diplomimit

20 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
68
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar ditën e sotme se studentët ekselentë që pajisen me bursa studimi me vlerë sa paga minimale do të jenë të detyruar të qëndrojnë dhe të punojnë në Shqipëri të paktën edhe tre vite pas diplomimit.

“87% e studentëve ekselentë kanë vendosur të studiojnë këtu në vendin tonë. Në bashkëpunim me universitetet po punojmë për të rritur cilësinë e arsimit të lartë dhe që Shqipëria të mos rrezikojë që shumë prej jush t’i ketë larg. Kemi ofruar bursa studimi me vlerë sa paga minimale për studentë të shkëlqyer edhe për ata studentë që kanë zgjedhur programet prioritare apo ata që kanë fituar olimpiada ndërkombëtare. Por ama kemi vendosur një kusht që pas diplomimit të vazhdoni të qëndroni këtu të punonin edhe për të paktën tre vite”, deklaroi Kushi.

Ajo u shpreh se këtë vit ka më shumë fitues të medaljeve të arta në krahasim me një vit në parë për shkak të uljes së kriterit të vlerësimit maksimal në provimet me zgjedhje për të shtuar përfituesit nga kjo skemë.

“Kemi shumë më tepër fitues të medaljeve të arta. Ka një arsye pse jemi më shumë. Ne këtë vit kemi ndryshuar kriteret për ata që fitojnë medalje të artë. Deri vitin e kaluar ishte për ata maturantë që përfundonin studimet me të gjitha dhjeta. Këtë vit kemi vendosur që një nga katër provimet mund të jetë 10.00. Kemi 123 fitues. Ju jeni krenari për ne dhe model frymëzimi për shokët dhe shoqet. Për të rinjtë dhe të rejat. Ne kemi sot nga Tirana. Durrësi, Kurbin. Lezha, Kukësi. Kur të ktheheni ju sot në qytetet tuaja të gjithë do të jenë krenar. Pyetja e tretë e nuk e shmang dot është sa janë vajza dhe sa janë djem. Vajzat edhe këtë vit e kanë ruajtur pozicionin e tyre. 88 janë vajza dhe 35 janë djem”, deklaroi ajo.

“Kjo e shpjegon mirë faktin pse 75% e kabinetit qeveritar janë gra dhe vajza. 58 nga 123 studiojnë mjekësi të Përgjithshme. Jam e kënaqur që të rinjtë tanë po përshtaten me tendencat ë ka tregu i punës. Kemi 30 të rinj që studiojnë për inxhinieri dhe informatikë”, tha Kushi.

Paraardhëse

Kriza prek Eurovizionin, Bullgaria merr vendimin drastik

Pasardhëse

Po plas Lufta Botërore? Rusia lëshon alarmin e madh: Jemi pranë përplasjes direkte me NATO-n

Pasardhëse

Po plas Lufta Botërore? Rusia lëshon alarmin e madh: Jemi pranë përplasjes direkte me NATO-n

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.