• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Qeveria, gati rishikimin e dytë me ulje të buxhetit 2016, me 5 mld lekë

1 November, 2016
në Ekonomi
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qeveria ka bërë gati rishikimin e dytë me ulje të buxhetit të vitit 2016. Sipas një relacioni të posaçëm që ka bërë gati për Kuvendin, Ministria e Financave referon se, të ardhurat tatimore pritet të mbyllin vitin me një mosrealizimin prej 5 miliardë lekësh ose 1.4%. Në muajin shtator, qeveria i pat shkurtuar parashikimet për të ardhurat me rreth 4 miliardë lekë. Sipas kësaj ecurie, buxheti i vitit 2016 do të mbyllet me një mosrealizim gati 9 miliardë lekë në krahasim me parashikimin fillestar.

Sipas draftit të Ministrisë së Financave, të ardhurat tatimore në vitin 2016, pritet të realizohen në nivelin 98,7%. Nga 375,8 miliardë lekë të programuara, pritet të arkëtohen 370,7 miliardë lekë.

Për vitin 2016, të ardhurat nga “Tatimet dhe Doganat”, priten të realizohen në masën 277.1 miliardë lekë nga 282.2 miliardë lekë të planifikuara ose 1.8% më pak se plani. Të ardhurat e mbledhura nga tatimet dhe doganat (përfshirë kontributet), pritet të realizohen në masën 351.6 miliardë lekë nga 356.6 miliardë lekë të planifikuara, pra 1.4% më pak se plani.

Të ardhurat nga Administrata Doganore pritet të realizohen në masën 150 miliardë lekë, ose 3.3% më pak se plani, ndërsa të ardhurat nga Administrata Tatimore pritet të realizohen në masën 127 miliardë lekë ose 0.04% më pak se plani. Së bashku me kontributet, administrata tatimore pritet të realizojë në nivelin 100% të ardhurat e programuara.

Pjesën kryesore në mosrealizimin e të ardhurave nga tatimet dhe doganat, pritet ta kenë të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, me realizim rreth 133 miliardë lekë, pra rreth 4.8 miliardë lekë ose 3.5% më pak se plani.

Të ardhurat nga akciza dhe renta minerare pritet të mos realizohen në masën 3.4 miliardë lekë.

Në analizën e kryer, lidhur me pritshmërinë e të ardhurave për vitin 2016, evidentohet se faktorët të cilët kanë ndikuar në performancën e të ardhurave janë kryesisht faktorë të jashtëm.

Ministria e Financave ka arsyetuar se çmimet e mallrave bazë në tregjet botërore kanë vijuar të mbeten të ulëta, ku ndër to, çmimi i naftës, sipas indeksit europian Brent, shënoi një rënie me 26% në terma vjetorë. Në linjë me këto zhvillime, çmimi i naftës ka vijuar të shënojë rënie edhe në tregun vendas. Rënia e normës bazë të interesit ka ndikuar në arkëtimin më të ulët të të ardhurave nga tatimi i interesave dhe gjithashtu rënia e eksporteve me 10% në vlerë cilësohet si një faktor që ka ndikuar negativisht të ardhurat./MONITOR/

Paraardhëse

Procedura të reja për mbledhjen e borxhit tatimor

Pasardhëse

Ben Blushi, parti me Sazan Gurin, Olti Currin dhe Sonila Meçon…

Pasardhëse

Ben Blushi, parti me Sazan Gurin, Olti Currin dhe Sonila Meçon…

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.