• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Qeveria e re pritet të dekretohet nga Gramoz Ruçi, pas shkarkimit të Metës frenat e Presidencës do t’i marrë kreu i Kuvendit

15 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
564
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit pritet të dekretohet nga Gramoz Ruçi. Kuvendi dërgoi dje në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra dhe sipas burimeve brenda korrikut ky proces do të jetë mbyllur. Por çfarë ndodh pas shkarkimit të Metës? Një shembull konkret ka ardhur nga Kosova. Pas arrestimit të Hashim Thaçit nga Haga, kryetarja e Kuvendit atje mori frenat e Presidencës. Edhe në vendin tonë do të ndodhë e njëjta gjë. Pra Gramoz Ruçi pritet të marrë në mënyrë të përkohshme funksionin e presidentit. Edhe pse ai deklaroi se do të tërhiqet nga politika, duket se karrierën do e mbyllë duke u bërë president edhe pse për pak kohë. Neni 91 i Kushtetutës e bën shumë të qartë këtë pjesë.

“Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij. Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë”, thuhet në Kushtetutë.

Shkarkimi i presidentit me shumë mundësi vendoset në fund të korrikut. Duke qenë se muaji gusht është pushim dhe Parlamenti e ka mbyllur legjislaturën, por duke qenë se mazhoranca ka deklaruar se do të kërkojë konsensus me opozitën, presidenti i ri do të zgjidhet në shtator. Pra kjo do të thotë se qeverinë e re do e dekretojë Gramoz Ruçi. Frika e mazhorancës aktuale është se presidenti Meta mund të krijojë probleme në shtator. Duke qenë se ai u shkarkua nga Parlamenti dhe po ashtu duke qenë se nuk njeh 25 prillin me shumë mundësi do të kemi një konflikt institucional nëse Meta mbetet në detyrë. Kushtetuta e përcakton se qeveria e re dekretohet nga Presidenti dhe nëse ai nuk e ndërmerr këtë hap do kemi përplasje. Kuvendi i ri mund të konstituohet, por pa u bërë betimi në Presidencë qeveria nuk fillon dot punë.

Por me shkarkimin e Metës të gjitha këto pritet të tejkalohen pasi këtë detyrë mund ta ushtrojë Ruçi. Ky i fundit deklaroi se do të largohet nga politika, por nëse Kushtetuesja e mbyll shkarkimin e Metës brenda korrikut, atëherë Ruçi do të largohet nga politika si president në detyrë. Ndërkohë zgjedhja e presidentit të ri do i hapë rrugë bashkëpunimit PS-PD, për të mos thënë se do të jetë hapi i parë. Rama dhe përfaqësues të mazhorancës janë shprehur disa herë se do të kërkojnë konsensus me opozitën. Sipas informacioneve pasuesi i Metës pritet të jetë një figurë jashtë politikës, me qëllim që të rikthehet integriteti në krye të institucionit dhe të mos përsëriten më skenat aktuale.

Paraardhëse

Andi Bushati paralajmëron zhvillimet e bujshme, zbulon çfarë do të ndodhë në shtator

Pasardhëse

Kuvendi çon në Kushtetuese vendimin për Metën, gjykata vendos brenda korrikut shkarkimin e presidentit nga detyra

Pasardhëse

Kuvendi çon në Kushtetuese vendimin për Metën, gjykata vendos brenda korrikut shkarkimin e presidentit nga detyra

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.