• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Qeveria e re, ministër edhe për shqiptarët jashtë Atdheut

24 August, 2017
në Politikë
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e diel në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama do të shpallë qeverinë e re të vendit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Rama gjatë një takimi me ambasadorët e Shqipërisë në botë, të cilëve u bëri një ‘dush të ftohtë’.

Ai u shpreh se puna e tyre në raport me ekonominë e vendit ka qenë e dobët, ndërsa shtoi se ka akoma diplomatë parazitë dhe delenxhinj.

“Pas shpalljes së Qeverisë së re të dielën do ti kërkoj Ministrit të ri që të bëjë një takim me ju për të biseduar në funksion të rolit që do marrë menjëherë shërbimi i jashtëm në ekonominë e vendit”, tha Rama.

Rama jep lajmin e mirë: Ministër shteti për shqiptarët jashtë Atdheut

Kryeministri Rama deklaroi se do te formohet nje ministri e re per shqiptaret e diaspores. Gjate takimit me ambasadoret Rama tha se “Qeveria e re do të ketë një ministër shteti për shqiptarët jashtë atdheut”.

“Qeveria e re do të ketë një ministër shteti për shqiptarët jashtë atdheut. Marrëdhëniet ndër shqiptare në rajon kërkojnë vëmendje të fokusuar nga niveli më i lartë i qeverisë.

Në këtë aspekt ministrja e jashtme ka nevojë për një krah të fortë, një forcë të re me fuqi politike, që buron direk nga niveli i kryeministrit.

Vendosja e një ministri shteti ndihmon. Ne nuk e kemi luksin të lëmë jashtë vëmendjes që të përfshimë do qelizë të trurit shqiptar” deklaroi Rama.

Rama kritika ambasadorëve: Kemi diplomatë delenxhi, keni qenë të leshtë

Gjatë takimit me ambasadorët nuk munguan as kritikat e kryeministrit. Ai theksoi se ne kete mandat qeverises, duhet qe te fokusohet vemendja ne rolin e shërbimit të jashtëm në ekonominë e Shqipërisë. Kryeministri deklaroi se ende ka “diplomate delenxhinj dhe parazitë” Ai deklaroi se nuk ka më vend për burokratë në shërbimin e jashtëm.

“E kam shumë të vështirë të gjej rastin e fundit kur kam takuar në zyrën time operatorë ekonomik të huaj që i keni sjellë ju. Si ka mundësi që kemi qenë kaq të avashtë, ose për ta thënë shqip kaq të leshtë, për të gjetur mekanizmat e duhur, për të ndërtuar platformat që realiteti ynë, ky vend që ndryshon me muaj dhe me javë të pasqyrohet me angazhimin e vazhdueshëm jashtë kufijve tanë, ku na njohin pak, s’na njohin fare, ose na njohin keq. Ne kemi bërë një vrimë në ujë. Puna e Shërbimit të Jashtëm do të matet dhe vlerësohet çdo vit. Të forcohet roli i Shërbimit të Jashtëm në ekonomi. Duhet një qasje radikalisht e re. Nuk ka asnjë fakt apo shifer mbi ekzistencën e aktivitetit të diplomacisë në rritjen e shkëmbimeve tregatare mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera“, tha Rama

Kryeministri foli edhe për shoferët e ambasadave: Ka akoma allçakë

“Nuk po zbres deri te shoferët e ambasadave, ku edhe sot gjendet ndonjë allçak nga ata që i kthyen ambasadorët në këmbësore dhe veturat e shtetit në taksi familjare”, u shpreh Rama.

Ne takimin me ambasadoret e Shqiperise, kryeministri Edi Rama u ka dhene nje lajm te mire, rritjen e rrogave.

“Diferenca e madhe e pagave mes nesh dhe vendeve të rajonit ka ardhur koha të ngushtohet dhe brenda këtij mandati të zerohet”.

Kryeministri Rama kujton takimin e Fatos Nanos para 15 vitesh

Gjatë fjalës së tij me ambasadorët, Rama ka kujtuar edhe Fatos Nanon, kur u shpreh se një takim të ngjashëm e pati para 15 viteve ish-kryeministri.

“Një takim të ngjashëm e pati bërë më parë kryeministri Fatos Nano para 15 viteve.

E vlerësoj cilësinë e përmirësuar të shërbimit sidomos konsullor, pasi është ulur korrupsioni, ankthi dhe stresi te bashkatdhetarët. Shërbimi kaloi online dhe rruga që kemi nisur është e duhura.

E kam kërkuar këtë takim për rolin e shërbimit të jashtëm në ekonominë e Shqipërisë. Përgjegjësia në mungesën dramatike 27 vjeçare të shërbimit të jashtëm në raport me ekonominë e vendit, janë shumë faktorë dhe aktorë.

Duhet një përmbysje e madhe të shërbimit diplomatik në funksion të zhvillimit të vendit, na duhet kreativitet dhe pragmatizëm, që sot janë të fjetura.

Paraardhëse

Gazeta holandeze: Ambasadorja shqiptare flet marrëzira!

Pasardhëse

Çdo tre ditë një mjek kërkon largimin nga Shqipëria

Pasardhëse

Çdo tre ditë një mjek kërkon largimin nga Shqipëria

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.