• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Qeveria e re”, Luan Rama: Më vjen mirë që ka shumë zonja, pak shpresa se PS do të ngjallë besim

4 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
74
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-nënkryetari i LSI, Luan Rama ka komentuar kabinetin e ri qeverisës të bërë zyrtar ditën e enjte nga kryeministri Edi Rama. Rama e ka konsideruar pozitive faktin që ka shumë zonja në poste drejtuese dhe ministri. Ai nuk shpreson se PS do të ngjallë shpresën dhe besimin gjatë këtij mandati.

“Personalisht më pëlqen fakti që në qeveri ka më shumë zonja. Jam kundër gjuhës së vrazhdë të gjuhës fyese sepse edhe zonjat dhe zotërinjtë e mandatuar do të duhet të presim të Kuvend të presim se çfarë projekti do të paraqesin. LSI ka qenë në koalicion me një pjesë të kabinetit dhe do ta quaja pa vend çfarëdolloj konsiderate në këtë rast. Do të doja që kjo qeveri të ngjallë shpresën dhe besimin tek qytetarët që ka shumë pak gjasa të ndodhë. Të rikthejë tek të rinjtë besimin dhe jo të krijonte një ministri për fëmijët”- tha ai.

Lidhur me emërimin e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit, Rama tha se përfaqëson një gjeneratë më kontribute në parti duke i uruar suksese.

“E njoh personalisht që kur kemi qenë në gjimnaz dhe më vjen mirë sepse përfaqëson një gjeneratë kontributorësh në parti dhe i uroj suksese dhe besoj se toleranca dhe respektimi i opozitës të jetë ajo që do ta udhëheqë zonjën Nikolla në punën e saj”- shtoi ai.

Lidhur me marrëdhënien me Partinë Demokratike ai tha se gjatë fushatës ka pasur raporte shumë të mira me Bujar Leskajn.

“PD dhe LSI i kanë dhënë kohën e mjaftueshme për të analizuar gjërat. LSI do të duhet të mbledhë Konventën pas një fushate të pabarabartë. Gjatë fushatës kam patur raporte shumë të mira me zotin Leskaj dhe Partinë Demokratike. Po ashtu kam punuar edhe me socialiste të brezit tim.”– tha Rama.

Paraardhëse

Melisa Lleshi ‘djeg’ rrjetin me klipin e saj të ri

Pasardhëse

“Sot jam i papunë! Po më tundon gazetaria”, ja si reagon Luan Rama kur e pyesin për një rikthim të mundshëm në Partinë Socialiste

Pasardhëse

"Sot jam i papunë! Po më tundon gazetaria", ja si reagon Luan Rama kur e pyesin për një rikthim të mundshëm në Partinë Socialiste

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.